3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipt: El Baradei jep dorëheqje

Më të lexuarat

Zëvendëspresidenti i përkohshëm i grusht shtetit të Egjiptit, Muhamed ElBaradei, dha dorëheqjen të mërkurën pasi forcat e sigurisë shkatërruan kampet protestuese dhe vranë qindra prej mbështetësve të presidentit Muhamed Mursi.

Në një letër të dorëheqjes drejtuar kreut të grusht shtetit Adli Mensur. ElBaradei tha se ajo çfarë kemi përfituar sot është dhuna, terrorizmi dhe veprimet ekstreme.
“Siç e dini, unë isha i bindur se kishte mënyra paqësore për t’i dhënë fund këtë përplasjeje në shoqëri. Ka pasur zgjidhje të propozuara dhe të pranueshme për fillimet që do të na jepnin mundësinë e konsensusit kombëtar”, shkroi ai.
“Është shumë e vështirë për mua që të vazhdojë bartjen e përgjegjësisë për vendimet që unë nuk pajtohem me to, dhe pasojat për të cilat unë kam frikë. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për as një pikë gjaku të derdhur,” mbaron deklarata e ElBaradeit./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit