0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Egjipt, dijetarët kundër puçit: Dëmtimi i xhamive është luftë kundër islamit

Më të lexuarat

Fronti i dijetarëve kundër puçit ushtarak në Egjipt, ka dënuar aktin e rëndë të dëmtimit të xhamive dhe grisjen e Kuranëve nga duart e huliganëve, mbështetës të puçit ushtarak.

Ata i kanë bërë thirrje popullit egjiptian që të vihen në mbrotje të xhamive, për të mos lejuar që huliganët puçistë ti përdhosin. Ata kanë kundërshtuar dhe kritikuar vendimin e ministrit të qeverisë puçiste, sipas të cilit nuk lejohet qëndrimi në xhami për arsye sigurie. Dijetarët thonë se këto ditë janë ditë të bekuara dhe të shenjta, dhe qëdrimi në xhami është pjesë rituale e jetës së besimtarit. Në deklaratën e tyre, thuhet se përdhosja e xhamive dhe djegia e Kuranëve, ështe tregues i qartë për mbarë botën se lufta është kundër islamit dhe myslimanëve. /aonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit