5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Egjipt: Dënohen me vdekje 14 drejtues të Vëllazërisë Myslimane

Më të lexuarat

Një gjykatë egjiptiane dënoi të hënën me vdekje 14 drejtues të Vëllazërisë Myslimane, përfshirë liderin suprem, Muhamed Badie, njoftoi media zyrtare dhe avokatë pjesëmarrës në proces.
 
“Katërmbëdhjetë drejtues të Vëllazërisë Myslimane, e konsideruar organizatë terroriste nga autoritetet egjiptiane të formuara nga puqi ushtarak që nga viti 2013, u akuzuan nga gjykata penale për planifikim për marrjen e dhunshme të pushtetit”, thanë burimet e sipërcituara.
“Gjykata e Gizës, në jugperëndim të Kajros, e kryesuar nga gjykatësi Mohamed Naji Shehata, vendosi të informojë për vendimin e saj myftiun e madh të Egjiptit, ashtu siç parashikohet edhe nga ligji”, njoftoi agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA./trt/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit