0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Egjipt, betohet qeveria e re

Më të lexuarat

Pjesëtarët e qeverisë së përkohshme të dalë nga puçi ushtarak, kanë bërë betimin në Egjipt.

Kjo qeveri e udhëhequr nga kryeministri, Hazem el-Beblawi, është e para që prej se ushtria e hoqi nga pushteti presidentin musliman të zgjedhur nga vota e lirë e popullit, Muhammed Morsi, më 3 korrik.

Ceremonia u mbajt në Kajro pavarësisht protestave në rrugë kundër rrëzimit të Morsit nga pushteti.

Shefi i armatës, Abdel Fattah al-Sisi, arkitekti i rrëzimit të Morsit nga pushteti, është betuar si zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i mbrojtjes.

Nabil Fahmy, ambasadori i Egjiptit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 1999 deri më 2008, është caktuar në pozitën e ministrit të jashtëm.

Ministri i brendshëm, Mohamed Ibrahim e ka mbajtur pozitën që e ka pasur megjithë thirrjet e aktivistëve që ai të zëvendësohet.

Udhëheqësi i kompanisë shtetërore të naftës, Ganope, Sherif Ismail, është zgjedhur ministër i naftës.

Politikani kristian, Mounir Fakhry Abdel Nour, është zgjedhur ministër i tregtisë dhe industrisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit