3.4 C
Pristina
Tuesday, January 7, 2025

Egjipt: Avokatët e Mursit denoncojnë përgjegjësit e për “grushtin qeveritar”

Më të lexuarat

Ekipi i avokatëve të ish-presidentit të shkarkuar egjiptian, Muhamed Mursi denoncoi “përgjegjësit e grushtit”, deklaroi një nga avokatët e Morsit gjatë një konference shtypi gjatë të cilës u lexua edhe një deklaratë e ish-presidentit, pas vizitës që iu bë këtij të fundit në burgun e Alekssandrisë.

“Ajo që ndodhi ishte një grusht shteti i plotë, një krim dhe një tradhëti”, thuhej në deklaratën e Mursit, sipas të cilit “Egjipti nuk do të mund të rimëkëmbet për shkak se gjykimet po i japin pikërisht përgjegjësit për gjakderdhjen që ka përfshirë të gjithë vendin”.

Mursi tha se ishte rrëmbyer një ditë para shkarkimit në 3 korrik dhe për një kohë ishte mbajtur në një bazë detare nga forcat e Gardës së Republikës.

Të nesërmen u shkarkua nga detyra, sqaroi Mursi ndërsa shtoi se “Në Egjipt ka marrë fund periudha e grushteve ushtarake. Puçi ushtarak ka hyrë në procesin e rrënimit”.

Përmes avokatëve Mursi njoftoi opinionin publik se deri tani nuk është takuar me njeri tjetër përveç shefes së diplomacisë evropiane, Baroneshën Catherine Ashton dhe përfaqësuesve të Unionit Afrikan.

Pas rrëzimit të Mursit në Egjipt nisi një fushatë arrestimesh kundër Vëllezërve Myslimanë. Bëhet e ditur se më shumë se 2 mijë janë ndaluar nga forcat e rendit dhe të ushtrisë.

Kundërshtarët e puçit ushtarak përgatiten të shkojnë në grevë kombëtare ditën e premte./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit