0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Egjipt – Anulohet vendimi për shpalljen “terrorist” të Hamasit

Më të lexuarat

Gjykata e Apelit në Egjipt ka anuluar një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Çështjeve Urgjente, e cila e kishte shpallur Hamasin si organizatë terroriste.
 
Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Çështjeve Urgjente të Egjiptit kishte shpallur “organizatë terroriste”Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike në Palestinë, që gjerësisht njihet me emrin Hamas.
 
Kurse Gjykata e Apelit e anuloi këtë vendim, duke nënvizuar se Hamasi nuk është një organizatë terroriste.
 
“Një vendim i tillë nuk është në kompetencat dhe juridiksionin e Gjykatës së Çështjeve Urgjente”, thuhet në motivacionin e Gjykatës së Apelit të Egjiptit.
 
Hamasi nga ana e tij e cilësoi vendimin në fjalë si një zhvillim pozitiv.
 
Autoritetet e Kajros akuzojnë Hamasin në lidhje me sulmet, që organizohen në rajonin e Sinait me armët e trafikuara nga rezistenca palestineze nëpërmjet tuneleve të Gazës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit