0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Egjipt: Al-Nour tërhiqet nga bisedimet për formimin e qeverisë

Më të lexuarat

Al-Nour njoftoi sot tërheqjen nga bisedimet për emërimin e kryeministrit dhe formimin e një qeverie të tranzicioni.

Partia selefiste egjiptiane Al-Nour njoftoi sot tërheqjen nga bisedimet për emërimin e kryeministrit dhe formimin e një qeverie të tranzicioni dhe po ashtu kanë dënuar atë që e kanë quajtur “masakrën” e manifestuesve përkrahës të presidentit të rrëzuar nga ushtria, Muhamed Mursit, përballë ndërtesës së Gardës së Republikës.

“Kemi vendosur të tërhiqemi menjëherë nga negociatat si kundërpërgjigje ndaj masakrës që ndodhi në sheshin përpara Gardës së Republikës”, shprehej në faqen e rrjetit ”Twitter” zëdhënësi i kësaj partie, Nader Baqqar.

Partia Al – Nour propozoi qe te mbahet referendum për të përcaktuar të ardhmen e Presidentit Morsi, se a duhet të vazhdoj të qendroj apo që të dilet në zgjedhje të parakohshme.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit