Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 75 persona, përfshirë edhe figura të larta të grupit “Vëllazëria Myslimane”, për pjesëmarrje në ngjarjet që çuan në rrëzimin e presidentit Mohammed Morsi.
Vendimi i publikuar sot Gjykata për Krime në Kajro, do t’i dërgohet Myftiut të Madh – autoritetit më të lartë fetar në vend – për opinion e tij lidhur me këtë vendim.
Agjencia shtetërore e lajmeve Al-Ahram raporton se shqiptimi i dënimeve edhe për 660 persona të tjerë, do të bëhet publik gjatë muajit shtator.