Një fushatë peticioni ka mbledhur më shumë se katër milion nënshkrime nga Egjiptasit, të cilët kundërshtojnë grusht shtetin ushtarak kundër presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi .
Në një deklaratë të lëshuar nga fushata “Batel”, njoftohet se tashmë janë mbledhur 4.7 milion nënshkrime si pjesë e përpjekjeve për të mbledhur 30 milion nënshkrime kundër grushtit të shtetit.
Ndcrsa fushata vazhdon punën në mbarë vendin, organet e pavarura janë shprehur të gatshme për të verifikuar numrin e nënshkrimeve .
Nismtari i fushatës, Abdurrahman Mansur i tha agjensisë Anadolu se fushata synon për t’u përgatitur për 25 Janar, datë e cila do të shënojë përvjetorin e tretë të kryengritjes që rrëzoi diktatorin Husni Mubarak.
Mursi, udhëheqësi i parë i Egjiptit i zgjedhur lirisht, u hoq nga pushteti nga ushtria pas orkestrimit të komploteve masive kundër presidencës së tij.
Ndryshimi antikushtetues i qeverisë është përshkruar si një grushti shteti ushtarak, i cili përvec destabilizimit të situatës politike në vend, ka lënë të vdekur mijëra mbështetës të legjitimitetit. /mszh/kohaislame