1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Egjipt: 143 studenta të plagosur në universitetin Mansure të Egjiptit

Më të lexuarat

Studentët egjiptianë u treguan përkrahës të Vëllazërisë Myslimane dhe vazhduan protestat e tyre në qytete të ndryshme të Egjiptit.

Nga përleshjet gjatë protestave në universitetin Mansure të Egjiptit kanë rezultuar me 143 të plaosur.
Dr. Ahmed Abul’khalk dekani i këtij universiteti vuri në dukje se janë shtuar 5 ambulanca për transportimin e studentëve të plagosur. Përleshje ka patur edhe në universitetin Al Az’har ku janë plagosur 15 persona dhe janë arrestuar nga policia 14 të tjerë. Të pranishmit në protesta kanë kërkuar përmbysjen e pushtetit ushtarak në këtë vend. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Universitetin Halvan të Kajros ku studentët kanë hedhur slogane kundër pushtetit ushtarak në Egjipt. Protesta të ngjashme më të mëdha ka patur në Universitetin e Aleksandrisë, në universitetet e provincës Beni Sojuf, Al-Mansura dhe shumë qytete të tjera të Egjiptit. Protestuesit gjatë këtyre protestave kanë kërkuar edhe lirimin e studentëve të arrestuar duke dënuar veprimet e dhunshme të autoriteteve egjiptiane të sigurisë që kanë ushtruar kundër studentëve. Vlen të theksohet se Zijad Behaudin, zv/kryeministër i qeverisë së përkohshme puçiste në Egjipt, ka kërkuar arritjen e një pajtimi mes qeverisë dhe Vëllazërisë Myslimane në këtë vend, ndërse theksoi se vetëm një proces politik gjithëpërfshirës mund të sjell stabilitet dhe qetësi në Egjipt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit