1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Egjipt – 13 kandidatë për president

Më të lexuarat

Komisioni Zgjedhor i Egjiptit ka publikuar listën finale prej 13 kandidatësh, të cilët “plotësojnë kushtet për të garuar në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm”.

Lista përfshin Ahmed Shafikun, kryeministrin e fundit që ka shërbyer nën regjimin e presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak.

Në listë ndodhet edhe ish-kreu i Ligës Arabe, Amer Musa, ashtu si dhe dy islamistë – Muhamed Morsi, kandidat i Vëllazërisë Myslimane, dhe Abdel Moneim Abol Fotuh, ish-anëtar i Vëllazërisë Myslimane, i cili thuhet se po bën përpjekje të tërheqë mbështetje më të gjerë.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 23 dhe 24 maj, ndërsa balotazhi për dy kandidatët kryesorë do të mbahet në qershor.

Asnjëri nga kandidatët nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve./krenaria/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit