1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Efektivi i vrarë në Lazarat me agjërim edhe falës i xhumasë

Më të lexuarat

Ibrahim Basha është heroi më i ri i policisë shqiptare.
 
Ai u qëllua për vdekje në Lazarat.
 
31-vjeçari nga Tirana ishte pjesë e repartit special, RENEA.
 
Basha, efektivi i RENEA-s i mbetur i vrarë me plumb në kokë mëgjesin  e 24 qershorit 2015 në Lazarat, kishte një vit që ishte inkuadruar në forcat e RENEA.
Mesazhi i fundit që polici i ndjeri, Ibrahim Basha, ka ndarë më shoqërinë e tij në Facebook, ishte një urim për nisjen e muajit të Ramazanit.
 
Më 18 qershor, ditën kur nisi dhe agjërimi, efektivi i RENEA-s Basha i uron besimtarëve myslimanë një agjërim të lehtë dhe të mbarë.
 
“Mirëmbrëma të gjithëve miq, shoqëri dhe dashamires! Ju uroj agjërim të lehtë dhe të mbarë. Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë agjërimin…”, kishte shkruar Ibrahim Basha.
 
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer ngushëllimet për Bashën, ndërsa ka pikëpyetje për aksionin e policisë.
 
Shumë komentues thonë nëse dikush do mbajë përgjegjësinë me dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë, pasi më parë ishte deklaruar se Lazarati është i pastër.

Imami nga Tiranan, Ahmed Kalaja në një postim në Facebook, lidhur me vrasjen shprehet kështu: “Ngushëshimet më të sinqerta familjes; kolegëve si edhe për të gjithë komunitetin po edhe për shoqërinë për humbjen në krye të detyrës të vllait tonë efektivit të forcave speciale të Reneas;

Ibrahim Basha i cili vdiq në krye të detyrës. 
Zoti ynë mëshiroje fale e pranoje e pranoja agjërimin!
AMIN!
Shërbimet Funerale nesër؛
Bathorë.”
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit