1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Efektivë të RENEA-s largohen nga puna për shkak se faleshin në punë

Më të lexuarat

Punonjësit e repartit të forcave speciale RENEA, duke nisur që nga dita e djeshme kanë nisur që t’u nënshtrohen disa testeve fizike për të mbajtur vendin e tyre të punës. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta për “Gazeta Shqiptare”, sipas të cilave testit fizik do t’u nënshtrohen të gjithë efektivët e forcave speciale dhe se do të jetë ky test që do të përcaktojë nëse efektivët do e mbajnë vendin e tyre të punës apo jo. Nga të njëjtat burime sqarohet se ditën e diel me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi nga komisariati i RENEA-s janë transferuar nga detyra 7 efektivë të forcave speciale. Këta të fundit mësohet të jenë emëruar në strukturat e tjera të policisë dhe konkretisht kanë kaluar pranë Patrullës së Përgjithshme. Lëvizja e tyre është bërë me motivacionin zyrtar “për nevoja pune”, por sipas burimeve nga policia, emërimi i tyre në strukturat e tjera të policisë lidhet me diçka tjetër. Konkretisht nga reparti i forcave speciale është larguar Alfred B., Besnik T., Besnik L.,Arjan L., Lek S., Isuf D. dhe një efektiv tjetër. Sipas të njëjtave burime, dy prej efektivëve janë larguar nga RENEA për shkak të njohjeve në disa raste si shoqërues (kur ishin në Gardë) të ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj. Ndërsa për efektivët e tjerë të transferuar në detyra të tjera ka pasur pakënaqësi edhe më parë, për shkak se punonjësit e forcave speciale falen gjatë orarit të punës dhe mesa duket kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit, edhe pse punonjësit e forcave speciale mund të shkarkohen apo emërohen pranë këtij reparti vetëm përmes testimeve të ndryshme.

URDHRI I DIDIT

Një tjetër urdhër ka sjellë risi në mënyrën se si është menduar që të funksionojë reparti i forcave speciale. Me një urdhër nga strukturat drejtuese është menduar që RENEA të mos ketë më grupe të gatshme 24 orë, ashtu siç ka qenë më parë. Me një urdhër të kohëve të fundit, ky repart nuk ka më grupe të gatshme dhe kështu, nëse më parë në repart për çdo ngjarje që ndodhte kishte një grup të gatshëm 24-orësh të përbërë prej 15-20 veta, të cilët duhej të ishin brenda 70 minutave në vendin e ngjarjes, tashmë nuk ndodh kështu. Grupet e gatshme 24 orë nuk ekzistojnë dhe me urdhrin e ri, efektivët e forcave speciale duhet të jenë në vendin e ngjarjes për afro 40 minuta, edhe pse këtë herë ata nuk nisen më nga reparti, por nga shtëpitë e tyre apo nga kudo ku i kap urdhri që marrin. Burime pranë këtij reparti shtojnë se ky urdhër vë në rrezik sigurinë kombëtare, për shkak se asnjëherë më parë nuk është menduar që ky repart të funksionojë pa grupe të gatshme./Aurora Koromani/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit