-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Efektet e punësimeve masovik të grave në shoqërinë amerikane

Më të lexuarat

Në vitin 1940 përqindja e grave të punësuara që kishin fëmijë nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare ishte 8.6% . Në vitin 1987 ajo përqindje ishte 60.2%.

Megjithatë shumica e tyre janë të punësuara në shkallët e ulëta të piramidës ekonomike. Shumica e tyre punojnë si kontabiliste (78%) dhe në postin e sekretares (99%). Vetëm (31%) mbajnë postet e udhëheqjes dhe administrimit. “Barazia gjinore” është vetëm ëndërr e cila ka mashtruar shumë gra të “dalin” prej shtëpisë. Efekti i kësaj dalje masovike ishte shkatërrimi i strukturës familjare.

“Barazia gjinore” nuk ishte ajo që ndikoi në punësimin e grave në përmasa të gjëra. Shkaqet ishin politike dhe ekonomike, revolucioni industrial, The Great Depression (periudha e krizës së madhe ekonomike në Amerikë në vitet e tridhjeta), luftërat botërore, ndikuan në rritjen e përqindjes të grave të punësuara. Fillimisht punësoheshin gratë e varfra, pastaj të pamartuarat, pastaj të martuarat pa fëmijë, pastaj të martuarat me fëmijë të mëdhenj dhe në fund gjithë gratë.

Pas punësimit masovik të grave televizioni u bë edukatori i fëmijëve. Shumicën e kohës jashtë gjumit fëmijët e kalonin para ekranit televiziv.

Tek gratë e punësuara rritet vetëbesimi dhe sigurohet pavarësia ekonomike. (sipas një studimit në Universitetin e Harvardit, gratë të pamartuara dhe pa fëmijë fitojnë 13% më tepër se ato të martuarat dhe 15% më tepër se ato që janë të martuara dhe kanë fëmijë)

Kjo shkakton uljen e martesave dhe lindjeve, rritet përqindja e shkurorëzimeve dhe e grave që pa përkrahje të burrit kujdesen për fëmijët e tyre. Në Amerikë pritet që çdo martesë të përfundon me shkurorëzim.

Mungesa e nënës në periudhat me delikate te jetës së fëmijës ka ndikuar negativisht në formimin e tyre si njerëz. Rritja e kriminalitetit dhe sjelljeve devijante është më se e dukshme në shoqërinë amerikane.

Ata që kërkojnë më shumë informata le tu referohen këtyre librave dhe publikimeve si dhe faqeve të internetit:

1. Hawes, Joseph M., ed. American Families: A Research Guide and Historical Handbook. Neë York: Greenwood Press, 1990; 2. Mintz, Steven. Domestic Revolutions. New York: the Free Press, 1988; 3. Gary B. Nash, American Odyssey. New York: Glencoe McGraw-Hill, 2002; 4. Wilson, Margaret Gibbons. The American Woman in Transition. Connecticut: Greenwood Press, 1979; 5. Goldstein, Joshua S. War and Gender: How Gender Shapes the War System and Vice Versa. Cambridge University Press, 2001; 6. U.S. Department of Labor, Women’s Bureau. Women in the Force, 1900-2002. http://www.infoplease.com/ipa/0/1/0/…A0104673.html; 7. The Library of Congress Rosie the Riveter: Real Women Workers in World War II http://www.loc.gov/rr/program/journe…anscript.html;

Autori:Ariba bint Halid

Zgjodhi dhe përktheu: Talha KUTISHI

Ariba bint Halid,
17.5.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit