Mbi vlefshmërinë e frutave askush nuk ka dyshime. Citruset (agrumet) janë familja e frutave që kontribuojnë për shëndet më të mirë, freskinë e trupit dhe bukurinë e tij në shkëlqim të plotë. Ndër citruset më të njohura mjaft të pasura me vitamine E, minerale të ndryshme janë portokalli, limoni, mandarina dhe të tjera. Lëngu i mandarinës ka kalcium, kalium, magnez, fosfor, hekur, zink, bakër si dhe disa anti-oksidues dhe disa tjera materie kimike bimore.
Për nga përmbajta mandarina është deri diku e ngjashme me portokallin. Përderisa 100 gram mandarine përmbajnë 30 mg vitaminë C, 100 gram portokall përmban 50 mg vitaminë C. Përveç vitaminës C, 100 gram mandarina ka 160 mg kalium i cili luan rol në punën e mirë të zemrës, pastaj vitaminat e grupit B, minerale, kalcium, magnez, zink etj. Në përgjithësi, këto fruta kanë vlera të vogla energjetike. 100 gram mandarina na japin vetëm 34 kilo kalori.
Mandarina është e pasur me fibra të cilat e ndihmojnë procesin e tretjes. Materiet kimike më të rëndësishme të mandarinës janë flavonoidet dhe terrenet, si dhe ksantofili që i jep mandarinës ngjyrën e portokalltë. Ky frutë në vete përmban beta-karotine, të cilat gjatë shpërbërjes në organizimin e gjitarëve ndihmojnë në sintezën e vitaminës A e cila ndihmon për shikim (sy) si dhe lëkurë të butë.
Për mëngjes të mirë: Koktej nga lëngu i mandarinës Lëngu i shtrydhur nga 100 gram mandarina përmban 160 mg kalium, 18 mg kalcium, 8 mg magnez, 14 mg fosfor, pastaj hekur, zink, bakër si dhe materie fito-kimike anti-oksiduese. Nëse keni përjetuar javë stresuese, nuk jeni ushqyer në rregull apo keni probleme me tretje të ushqimit, një de-toksifikim i organizmit me aromë të mandarinës do t’ju ndihmoj shumë.
Ne ju propozojmë që gjatë vikendit, që nga mëngjesi i së shtunës, së dielës dhe të hënën, të pini këtë koktej dhe do të jeni të gatshëm dhe dinamik për javën e re.
Koktejin e përgatitni si vijon: Lëvoret e mandarinës, nuk është patjetër ti hidhni. Ato mund t’i lani me ujë, dhe t’i thani në ndonjë vend të mbrojtur nga pluhuri. Lëvorja e mandarinës, si dhe e portokallit dhe limonit, përmbajnë vajra eterik. Ato mund të përdoren si shtesa për kulaçe, komplote, çaje madje edhe si shtesa për banjë mjekuese.
Nëse dëshironi të relaksoheni në banjë mjekuese për lëkurë të freskët dhe të pastër, apo kundër pagjumësisë, vaji eterik nga lëvorja e mandarinës është jashtëzakonisht e mirë dhe vepron edhe si antiseptik. Banjën aromatike mjekuese e përgatitni duke i vendosur në ujë të ngrohtë lëvoret e thara dhe të njoma të mandarinës. Përndryshe në restaurante të ndryshme, lëvorja e mandarinës përdoret edhe si pjesë përbërëse e sallatave dhe gjellëve të ndryshme./IKB/kohaislame