2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Efektet e lëngjeve sa të rëndesishme janë në organizmin tonë

Më të lexuarat

Vazhdimisht dietologet këshillojnë se për të mposhtur etjen dhe rihidratuar organizmin duhet të konsumohen sa më shumeë lëngje. Nëse është e vërtetë se ekuilibrit tonëhidrik i nevojitet të paktën një litër e gjysmë lengje në ditë, pijet po luajnë një rol gjithmonë e më të rëndësishem, sidomos për personat nën 30 vjeç .

Për të shuar etjen gjithmonë është me mirë të zgjidhni edhe një gotë me limon të shtrydhur, se cilës t‘i keni shtuar ujë dhe pak sheqer, sepse është e lehtë, e freskët dhe të shuan etjen. Me pak fjalë, ploteson të gjitha ato që kërkojmë nga pijet, sidomos në ditët e nxehta të vitit. Vazhdimisht dietologët këshillojnë se për të luftuar etjen dhe rihidratuar organizmin duhet të konsumohen sa më shumë lëngje.

Sa më shumë lëngje frutash dhe ujë
Për studiuesit, 8 gota ujë në ditë janë të domosdoshme kundrejt tre ose katër më lëng të freskët frutash. Të konsumosh sa më shumë ujë dhe lëngje frutash të përmirëson dhe zgjat jetën. Kështu, përveçse janë të pasura më të gjitha vitaminat e nevojshme për të mbajtur trupin në formë dhe janë të këshillueshme për të gjitha moshat.

Sipas një grupi shkencëtarësh të “Vanderbilt University Medical Center” në Tenese, që kanë kryer një studim të gjërë epidemiologjik, i cili është botuar në revistën “The American Journal of Medicine”, zakoni për të pirë të paktën treë herë në javë lëngje frutash ndihmon në një reduktim prej 76 për qind të rrezikut për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer. Ata që konsumonin trë ose më shumë gota në javë, u pa se reduktonin më 76 për qind mundësinë për t‘u sëmurë, në krahasim me ata që pinin një ose më pak gota më lëngje gjatë gjithë javës. /zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit