3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Edukimi medial duhet të hyjë në procesin arsimor në Kosovë

Më të lexuarat

Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës e ka parë shumë të nevojshme që edukimi medial të hyjë në procesin arsimor në Kosovë.

Ky departament në bashkëpunim me Organizatën “INDEP” ka trajnuar disa mësimdhënës për disa module për edukim medial. Ndërkohë, ka kërkuar nga Qeveria që “Edukimi Medial” të hyjë si lëndë e obligueshme në kurrikulën parauniversitare.

Departamenti i Gazetarisë së bashku me Sindikatën e Arsimit kanë hartuar një program të trajnimit për mësimdhënësit, i licencuar nga Ministria e Arsimit, i cili është duke u mbajtur në disa komuna të vendit.

Alban Zeneli, nga Departamenti i Gazetarisë, tha për Radio Kosovën se qëllimi është që të përgatiten mësimdhënësit për të mësuar fëmijët se si të mendojnë në mënyrë kritike për mediet dhe si t’i përdorin ato.

Zeneli mendon se në shtator të këtij viti shkollat e mesme do të kenë mundësi të zgjedhin Edukimin Medial si lëndë. Por, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se edukimi medial ka hyrë vetëm si program i ngritjes profesionale. Drejtori i Departamentit për Arsim Parauniversitar në këtë Ministri, Alush Istogu, tha për Radio Kosovën se ekipi i ekspertëve do ta analizojë këtë çështje.

Ymer Ymeri, nga Sindikata e Arsimit, tha se janë përfshirë rreth 100 mësimdhënës në trajnimin për edukim medial.

Që nga viti 2010, Departamenti i Gazetarisë ka filluar me idenë se lënda “Edukimi medial” të jetë pjesë në shkollat e Kosovës. Instituti për Politika Zhvillimore “INDEP” e ka lansuar projektin “Edukimi mbi Medien dhe Informacionin në Kosovë”, i cili po zbatohet në bashkëpunim me UNESCO-n.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit