1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Edukimi fetar në Evropë

Më të lexuarat

Muhamet Brajshori

Debati në lidhje me fenë në Kosovë kohëve të fundit nuk ka qenë akademik dhe as institucional, por më shumë me qëndrimet fobike dhe përmes rrjeteve sociale dhe opinioneve të botuara. Debatit i ka munguar një bazë profesionale, dhe nuk janë përmendur shembuj që janë duke u zbatuar në Evropë, por më shumë është shikuar si diçka që dëmton marrëdhëniet me perëndimin. Nëpërmjet këtij artikulli unë do të përpiqem për të kujtuar rreth modeleve që po zbatohen në Evropë dhe që mund te aplikohen ne të ardhmen në Kosovë. Ky debat nuk do të përfundojë me miratimin ose jo të një ligji i cili do të mundësojë edukimin fetar, por nuk duhet të bëjë një palë që të mendojnë se ka fituar apo humbur betejën, por duhet të jetë një debat dhe një proces i cili do të testojë shoqërinë tonë se si ajo është në gjendje të merret me çështje sfiduese, pa targetuar apo fyer një grup të veçantë shoqëror.

Arroganca strukturore mund të vinte në lojë, kur një Gazetar, mësues ose dikush që përdor Facebook ose Twitter është pyetur për  të folur për të ardhmen e arsimit islam apo katolik në Kosovë. Diskutimi në lidhje me arsyetimin, format dhe integrimin e arsimit fetar në Shkollat e Kosovës ka qenë i intensifikuar për disa vjet. Interesi në këto çështje rrjedh nga motive shumë të ndryshme. Ndërkohë që disa grupe dhe individë dëshirojnë të krijojnë arsim fetar në shkolla publike [shtetërore] me qëllim për të lënë jashtë shkollave ndoshta ide fundamentaliste (qofshin Islamistë apo Katolikë), ka të tjerë që synojnë që arsimi fetar, kryesisht të bëhet në institucionet fetare si Xhami, Medrese ose të Kishës. Të dyja opsionet janë të arsyeshme dhe mund të zbatohen, por ka edhe modele të tjera.

Ka qasje të ndryshme kombëtare rreth fesë dhe edukimit dhe ka gjithmonë sfida si shekullarizimi, mungesa e akulturimit fetar, pluralizimi i përgjithshëm fetar dhe islamofobia që ekziston këtu. Në Francë nuk ka edukim fetar në shkollat publike, por shteti i lejon institucionet private ose të themeluara nga komunitetet fetare. Në Itali, Skandinavi, Holandë dhe në shumë vende të Evropës Lindore ka arsimim konfesional, ndërsa në Angli, Gjermani dhe Suedi t është jo-konfesionale edukimi fetar, por në përgjithësi trend Evropa është duke shkuar drejt konfesionalizmit.

Para se të fillojë debati në Kosovë, nëse ne duhet të kemi apo jo edukimi fetar, ne duhet të kemi  debate në lidhje me format e edukimit që ekzistojnë. A Duhet të jetë mësim në fe (socializim në islam apo krishtërizem), A duhet të jetë mësimi nga feja (qytetaria në një shoqëri multikonfesionale) ose mësim në lidhje me fenë (zhvillimin e vet fetar / botëkuptimi, dialog me fetë e tjera).  Në shumë vende evropiane edukimi fetar lejohet në kushtetutë ose nëpërmjet ligjeve. Ligji holandez për arsimin garanton lirinë për të gjithë njerëzit në themelimin e shkollave sipas të identitetit të tyre konfesional, dhe të subvencionohen barabartë nga shteti shkollat publike dhe shkollat private fetare. Ndërsa Kushtetuta Gjermane thotë se arsimi fetar është një lëndë e zakonshme në planprogramet e të gjitha shkollave publike, por është për të mësuar sipas parimeve të Komuniteteve Fetare – dhe kjo do të thotë se ajo është në thelb konfesionale, që do të thotë se, edhe pse shteti ka për të mbikëqyrur arsimimi fetar nga pikëpamja e standardeve pedagogjike dhe demokratike, bashkësitë fetare kanë përgjegjësi për përmbajtjen e planin mësimor.

Sipas Kartës të së Drejtave të Njeriut të Bashkimit Evropian thuhet se BE do të respektojë të drejtën e prindërve për të siguruar arsim fetar për fëmijët e tyre në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike. Konsensusi i bërë në Bashkimin Evropian (2005) thotë që edukimi fetar kontribuon për qytetarinë demokratike dhe të përgjegjshme në një shoqëri multikulturore.

Në Hamburg – si në shumë rajone të tjera të Evropës – Arsimimi fetar bëhet pa ndarjen e nxënësve në bazë të feve apo botëkuptimeve. Me pak përjashtime, shkollat shtetërore në Hamburg të ofrojnë “Arsimim fetar për të gjithë”.

Ne sot po e shohim një rritje të fortë të interesimit për fe dhe të edukimit fetar në Evropë dhe në mbarë botën. Qëllimi është për të akomoduar diversitetin fetar gjetur në vendet e Europës në shkollat publike në mënyrë që të forcojë dialogun midis feve, në vend të promovimit të ndarjet mes tyre. Përfshirja e Islamit është një hap i parë dhe shumë i rëndësishëm në këtë drejtim. Megjithatë, për të shmangur krijimin e diskriminimeve të reja, fetë e tjera dhe pikëpamjet duhet të merren parasysh.

Në përgjithësi, kur vëzhgojmë situatën evropiane, mund të thuhet se nevoja e edukimit fetar në shkolla nuk është kontestuar në shumicën e vendeve evropiane, por natyra fetare mund të thuhet se ka një njohje në rritje të fesë në publik si një fakt të rëndësishëm kulturor dhe një çështje e rëndësishme në Evropë. Për më tepër ka zhvillime aktuale që tregojnë fenë në arsimin si një vlerë pozitive dhe të rëndësishme. Për shembull mund të thuhet se është e njohur gjerësisht se ngjarjet tragjike të 9 / 11 në Nju Jork dhe Uashington së bashku me sulme të tjera të mëvonshme brutale (Madrid, Londër etj.) kanë vënë fenë në qendër të debatit evropian në një mënyrë të paparë. Në vitet e fundit ka pasur një interes të përgjithshëm të fesë në disiplinën e arsimit. Në vitin 2007 Këshilli i Evropës i dha rëndësi të madhe fesë duke botuar një libër referimi për shkollat mbi diversitetin fetar dhe edukimin ndërkulturor. Më parë në vitin 2005 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një rekomandim për të drejtën e  arsimit dhe fesë, të cilat mbështetën qasjen e studimeve fetare në sistemin arsimor dhe përfshirjen e komuniteteve fetare në mësimin e fesë.

Jan Figel, ish-Komisioneri Evropian për Arsim, Kulturë dhe Shumëgjuhësi, thoshte së “marrëdhëniet e ngushta midis arsimit dhe vlerave fetare dhe morale janë si vendimtare për të ardhmen e Evropës”. Ai më tej tha: “Mbi të gjitha, Bashkimi ynë duhet të jetë një komunitet vlerash, i paqes, solidaritetit, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat fetare. Dhe të gjitha këto vlera janë të përqendruara në qenie njerëzore …. Vlerat përbashkëta të traditave fetare të ndryshme mund të sigurojnë një ndjenjë kolektive të sjelljes së mirë në jetën private dhe publike. Për të ditur për besimin e njëri-tjetrit dhe vlerat” thoshte Figel.

Për të mbyllur këtë artikull unë do të thoja se nuk do të ketë asnjë debat të shëndoshë, nëse Kisha apo partitë politike marrin një anë dhe ofendojnë dhe akuzojnë një komunitet fetar për tradhti, por të gjithë duhet të jenë të angazhuar në një dialog ndërfetar për të gjetur një opsion të aplikueshëm në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit