-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Edi Rama shmang Kosovën, ndërton hekurudhën Podgoricë-Beograd!

Më të lexuarat

Projekt i ri i vëllezërisë serbo-shqiptare! Rama dhe Vuçiq do të shpenzojnë për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë që në masën 80 % ëshët ndërtuar, dhe do të bëjnë rikonstruksionin e hekurudhës Beograd-Podgoricë-Vlorë edhe pse është hekurudha Podgoricë- Vlorë duhet të ndërtohet nga e para
 
Në Beograd u zhvillua takimi i Grupit teknik të punës i Serbisë dhe Shqipërisë ku kanë shqyrtuar projektet me rëndësi rajonale – ndërtimin e hekurudhës dhe autostradës të cilat kryeministrat e dy vendeve do ti prezantojnë në muajin Maj pranë Komisionit Evropian.
Tirana heshtë por Zv/kryeministrja e Serbisë, Zorana Mihailoviç bëri të ditur se fjala është për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë, si dhe rikonstruksionin dhe vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës Beograd-Tivar, e cila nga Podgorica do të vazhdoj drejtë Shqipërisë dhe porteve në këtë vend, projekte  që do të kushtojnë rreth 2 miliardë euro.
Është e çuditshme se si Vuçiq dhe Rama kur flasin për  autostradën Nish-Prishtinë-Tiranë që në masën 80 për qind ëshët ndërtuar, flasin për ndërtimin e autostradës ndërsa kur ëshët fjala tek hekurudha flasin për rikonstruksionin dhe vazhdimin e ndërtimit edhe pse është e qartë se hekurudha nga Podgorica deri në Vlorë duhet të ndërtohet nga e para.
 
Ndërtimi i hekurudhës
 
Kur komunistët janë në pushtet në Shqipëri, Beogradi gjithmonë fletë për realitetin në Kosovë me informacionet zyrtare që merr nga homologia e saj, Tirana. Dhe është e çuditshme se si ato gjithmonë harmonizohen edhe në rastin kur bëhet fjalë për projekte infrastrukturore që shkojnë në dëm të jetës së shqiptarëve që sot janë jashtë kufijëve zyrtar. I tillë është rasti edhe me hekurudhën Beograd-Tiranë!
Kur të gjithë ishin në pritje të publikimit të projektit më të rëndësishën infrastrukturor për ekonominë kosovare, hekurudhën Fushë Kosovë -Shën Gjin që do vazhdonte drejtë Durrësit dhe Vlorës, jo nga Tirana zyrtare por nga Beogradi vjen lajmi se hekurudhë Beograd-Tiranë do të ketë por nga Podgorica ku do të bëhet rikonstruksioni dhe vazhdimi i ndërtimit të hekurudhës Beograd-Tivar.
Biznesi kosovar që numëronte ditët për fillimin e ndërtimit të hekurudhës Fushë Kosovë-Shën Gjin, entuziast pas Lidhjes së Prizrenit që organizoi Edi Rama sërish zhgënjehet me komunistët shqiptar. Për fat të keq, Lidhja që Edi Rama bëri me Hashim Thaçin në Prizren nuk ishte më e fortë se ajo me Aleksandar Vuçiqin në Beograd, edhe pse u shitën ca kacidhe patriotike sërisht me demek për shqiptarët e Kosovës. E shqiptarët e Kosovës nuk ishin në pritje të Edi Ramës që ti tregoj sivëllaut të tij partiak, Vuçiq se Kosova është e pavarur sepse ky i fundit është i informuar më mirë se kryeministri i Shqipërisë madje figuron edhe në CV-n  e tij si dështimi i parë politik; Ama presin një lehtësim më të madh dhe me më pak kosto të lëvizjes së njerëzve dhe mallërave përmes porteve që për fat i ka Shqipëria.
Në veçanti biznesi i Pejës dhe Gjakovës që janë shmangur politikisht nga autostrada Prishtinë-Vërmicë dhe hekurudhën e shikonin si shpëtimin e vetëm për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallërave meqë janë pjesë e sistemit hekurudhor të Kosovës. Dhe jo vetëm për ta, ndodhë çudia!
Nëse në aksin hekurudhor Beograd-Tivar duhen rikonstruksione, dhe kjo është e vërtetë, dhe për tu lidhur me Podgoricën, duhet vazhdimi i ndërtimit të kësaj hekurudhe, çfarë hekurudhe ka Shkodër-Podgoricë-Tiranë. Shina që nuk janë ndërruar kurrë që nga vendosja e tyre e parë, shtrati që kanë këto shina i konsumuan deri në ekstrem dhe sinjalistika që nuk bënë as për sistemin e hekurudhor të viteve ’50-të. Të mos flasim për infrastrukturën tjetër të këtij transporti, e cila Shqipërisë i mungon në tërësi. Këtu edhe shtrohet pyetja: Pse duhet hekurudhë për të shkuar në Podgoricë? Për t’u lidhur me Beogradin?!
Në asjnë mënyrë! Ideatori i lidhjes së Tiranës me Beogradin përmes hekurudhës mund të jetë vetëm Edi Rama, ndryshe kjo vështirë se dikujt i bie ndër mend. Duhet me qenë shumë antikosovar që kjo ide të vërtitet nëpër kokë e lëre më të hedhet në letër  e aq më tepër të investohet! Nëse hekurudha ndërtohet dhe dikush duhet të ndihmohet  me këtë rast, janë kosovarët të cilët përmes hekurudhës  do të zgjidhnin një problem jetik duke  gëzuar  edhe transportin detar përmes porteve shqiptare, të cilin Serbia nuk e gëzon dot ama arriti përmes Tiranës t’ia mohoj edhe Kosovës.
E zërat në këtë projekt hekurudhor për rikonstruksion janë vetëm për ti hedhur hi syve të gjithë atyre që ishin ekzaltuar me Skenderbeun e tyre të Rilindur mavi, i cili në Beograd përmendi Kosovën por mendjen e kishte vetëm tek një vëlla, vëllau Aleksandar!
 
Austostrada Nish-Prishtinë-Tiranë
 
Çmenduria e negociatave Rama-Vuçiq dhe zërave të projektit konfirmohet kur për hekurudhën kërkohet rikonstruksion e për autostradën Milot-Prishtinë deri në kufirin me Serbinë që ka kaluar gjithë bota, Aleksandar Vuçiq bën plane me Edi Ramën që ta ndërtojnë autostradën Nish-Tiranë-Prishtinë. Është e vërtetë që Rilindja mohon gjithçka që është ndërtuar para 23 Qershorit 2013, por ajo nuk e mohon dot projektin e shekullit i cili është aty dhe u ndërtua edhe pa lekëtë e qeverisë socialiste që i mblodhi në emër të Rrugës së Kombit, dhe mbushi boshllëqet e saj financiare, sepse rruga me Kosovën nuk i hynte në punë sepse thjeshtë ishin dhe ngelën komunistë.
Për ata që nuk ia thonë gjeografisë ose nuk e lodhin trurin përderisa kanë makinë me GPS, në pak fjalë të sqarojmë se për tu lidhur në autostradën që të çon në Nish, mungojnë rreth 30 kilometra në pjesën kosovare dhe atë serbe (në varësi të gjurmës që do të ndërtohet në nyjën për tu lidhur me autostradën Beograd-Shkup). Dhe në pjesën e Shqipërisë ngelet lidhja nga Miloti deri në autostradën Durrës-Tiranë. Sikur përllogaritjet e këtij projekti ti bëjë edhe dueti Lame-Shkreli, kostoja e gjithë këtij ndërtimi nuk mund të jetë më shumë se 100 milionë; Nëse kësaj kostoje i shtojmë sërisht me lapsin e këtij dueti edhe 100 milionë euro për të plotësuar dy korsitë e munguara në disa vende të autostradës Milot-Vërmicë, plotësohet autostrada dhe KE-s i mbetet të financoj edhe 1.8 miliardë, shifër sipas Zv/kryeministres serbe, që ngelen për hekurudhën e cila do ta lidhë Tiranën me Beogradin përmes Podgoricës. Ose në gjuhën e infrastrukturës, për të bërë çudira! Por, jo për shqiptarët e  Kosovës të cilëve u ngelet të presin një tjetër pushtet, me tjetër ngjyrë, që nuk e ka për zanat propagandën si Enver Hoxha por punën.
Duke mbetur me shpresë se nuk do t’iu vijë një e zezë më e madhe se ajo e vitit 1912, shqiptarët e Kosovës do të vazhdojnë të jetojnë me shpresën se do t’iu qëndroj pranë SHBA, krijuesi dhe mbrojtësi i shtetit më të ri në Evropë.
E ata pak entuziast të Lidhjes së Edi Ramës në Prizren sërisht ekanë të qartë se pse Partia Socialiste e Shqipërisë shmang Kosovën, dhe lidhet me Beogradin kjo nuk është hera e parë. Dhe, pse Edi Rama ndërton hekurudhën Tiranë-Beograd, dhe shmangë Kosovën, kjo nuk është e qartë jo vetëm për ata?! Që kishte për t’u lidhur me Beogradin këtë e dinin të gjithë, por pse duhet të shkelen shqiptarët e Kosovës, këtë nuk e merr veshi njeri. Apo s’kemi parë gjë akoma…
 
Mihailoviç: Me Shqipërinë do të ndërtojmë autostradën dhe hekurudhën
 
Grupi teknik i punës i Serbisë dhe Shqipërisë kanë shqyrtuar në Beograd projektet me rëndësi rajonale – ndërtimin e hekurudhës dhe autostradës të cilat kryeministrat e dy vendeve do ti prezantojnë në muajin Maj pranë Komisionit Evropian. Kështu ka bërë të ditur Zv/kryeministrja e Serbisë, Zorana Mihailoviç në prag të këtij takimi në Pallatin e Serbisë duke saktësuar se bisedimet do të fokusohen në ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë, si dhe rikonstruksionin dhe vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës Beograd-Tivar, e cila nga Podgorica do të vazhdoj drejtë Shqipërisë dhe porteve në këtë vend.
Këto dy projekte për ndërtimin e autostradës dhe hekurudhës, sipas Mihailoviç kushtojnë rreth dy miliardë euro, por meqë bëhet fjalë për një shumë të madhe, të dyja shtetet do të fokusohen në prioritetet e këtyre projekteve.
Zv/kryeministrja e Serbisë tha se pritet të shqytohet se si do të financohen këto projekte meqë Serbia dhe Shqipëria nuk kanë mjaftueshëm para dhe nuk kanë mundësi që të futen në borxhe të reja, dhe Serbia ka partneritet strategjik me disa vende e në këtë mënyrë do të mund të garantojë paratë.
Mihailoviç kujtoi se para dhjetë ditësh është formuar në Tiranë grupi i punës  i cili merret me projektet e infrastrukturës dhe theksoi se zhvillimi infrastrukturor  është kusht për  zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Do të zhvillojmë bisedime të përcaktuara për këto dy projekte, e për dhjetë ditë sërish do të takohemi në Tiranë,” tha Mihailoviç, e cila përveç se Zv/kryeministre është edhe ministre e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës së Serbisë.
 
Zaev publikon “bombën e tretë’ në Maqedoni
 
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka publikuar edhe “bombën e tretë”, që lidhet me skandalet e kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevskin dhe të afërmit e tij. Në bisedat e publikuar ndërmjet Shefit të Shërbimit Sekret Sasho Mijalokov dhe gazetarit Dragan Pavloviç –Lastas, në pjesën që i referohet zgjedhjeve të vitit 2011, përmendet edhe kandidati i BDI-së, për deputetet në Njësinë numër 3, Bujar Osmani. Latas i kërkon Mijalkovit të marrë masa që Osmani të mos zgjidhet deputet i Njësisë nr. 3, sepse në këtë mënyrë, siç shprehet ai, kreu i BDI-së Ali Ahmeti do të përfitonte të drejtën politike për përfaqësim të kësaj zone. Gazetari Pavloviq – Lastas, shprehët për Osmanin me termin fyes ‘shiptar’ dhe me aludimin ‘doktor’ por pa i përmendur emrin.
Ndryshe gjatë konferencës për media, kreu opozitar maqedonas, ka thënë se secila bombë e radhës do të jetë më shokuese për qytetarët e Maqedonisë, pasi që ajo çfarë ka bërë Gruevski dhe familja e tij janë rrëqethëse. “Dëgjuat se si kanë manipuluar me gjyqësorin, ajo që sot do ta dëgjoni është tmerr. Nga biseda do e merrni vesh se në çka krejt janë të gatshëm kushërinjtë Gruevski dhe Mijallkov. Rasti i montuar me Lube Boshkovski, do të dëgjoni se si është përgatitur skenari për Lube Boshkovskin. Meqenëse bisedat i shpalosim ashtu siç janë, andaj ju kërkojmë falje për fjalët vulgare”, tha Zaev. Më pas publikohet një bisedë midis shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov dhe gazetarit dhe kryeredaktorit të TV Sitel, Dragan Pavlloviç – Llatas. Biseda e parë tregon planin e montuar politik për arrestimin e kryetarit të Partisë të Bashkuar për Maqedoninë dhe ish-ministrin e brendshëm, Lube Boshkovskit.
Në përgjimin e dytë dëgjohet biseda me dy protagonistët e ngjajshëm, ku gjithashtu publikohet biseda për arrestimin e Boshkovskit, ndërsa më pas bisedohet edhe për shqiptarët , duke u quajtur “shiptari”. Ata flasin me terme fyese edhe për shqiptarët dhe komentojnë se nuk duhet lejuar që të marrin deputet në njësinë zgjedhore numër 3
Në bisedën e tretë, shefi i shërbimit DSK, Mijallkov i sugjeron Llatasit që në televizionin Sitel të transmetohen pamje më poshtëruese nga arrestimi i Boshkovskit pasi sipas tij, televizioni Kanal 5 ka pasur pamje shumë më të mira.
Në përgjimin e katërt, Mijallkov i sugjeron edhe pronarit të televizionit Kanal5 se çfarë të transmetojë lidhur me arrestimin e Boshkovskit
Në fund u prezantua edhe biseda e ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska me shefin e kabinetit të kryeministrit, Nikolla Greuvski, Martin Protugjer. Ky i fundit dëgjohet duke i thënë Jankullovskës se duhet të gjej mënyrë për ti ndaluar 5 autobusët me aktivistë të LSDM-së, që ishin nisur nga Prilepi për të marrë pjesë në protestën e opozitës në Shkup.  Protugjer kërkon nga ministrja që ta urdhëroj policinë që ti ndaloj autobusët me arsyetimin e kontrollit teknik. Ajo i përgjigjet se kjo është e thjeshtë dhe se do të rregulloj këtë gjë pa asnjë problem.
Në bisedën e fundit të publikuar nga LSDM-ja dëgjohet ministrja Jankullovska duke biseduar me ndihmësin e saj Ivo Kotevski, duke u konsultuar se si të fshehin vrasjen e të riut Martin Neshkovski në Qendër, gjatë festimit të fitores së VMRO DPMNE-së në zgjedhjet e vitit 2011./Gazeta55
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit