-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Edi Rama paralajmëron mediat: Filtroni informacionet dhe verifikoni ato, mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata

Më të lexuarat

Kryeministri shqiptar Edi Rama me anë të një reagimi në Facebook ka paralajmëruar sërish mediat duke thënë se, “mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata”.

Rama ka kërkuar që informacionet të filtrohen dhe të verifikohen dhe të bëhet kujdes me përmbajtjet që transmetojnë mbi tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Shkrimi i plotë i Ramës

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!

Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së zakonshme të një pjese të madhe të sferës suaj! 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit