-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edi Rama heq dorë edhe nga Shqiptaria: Feja e shqiptarit nuk është muslimanizmi, është Evropa

Më të lexuarat

Mohimi i anëtarësimit të Shqipërisë një ditë në Bashkimin Evropian mund të ushqejë radikalizmin musliman në Ballkan, duke destabilizuar rajonin, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama ndodhet në Berlin për të lobuar në hapjen e bisedimeve pasi Komisioni Evropian javën e kaluar i kishte dhënë dritën e gjelbër, gjithashtu i dënoi politikanët evropianë që ushqeheshin me ndjenjat anti-muslimane, duke i etiketuar ata “investitorë në radikalizim”.

Përpara takimit me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Rama ka paralajmëruar se Rusia është duke e ushqyer ndikimin e radikalizmit musliman në Shqipëri, dhe i bëri thirrje BE-së të mos “lënë hapësirë ​​që vendet e tjera të mbushin”.

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian është e etur të shohë si pjesë të saj gjashtë shtete të Ballkanit, pëfshirë Shqipërinë, duke parë se rritja e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në këtë rajon është duke u rritur.

Shefi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha javën e kaluar se blloku ka nevojë të pranojë anëtarë të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të shmangur një luftë të re, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

“Statistikisht, Shqipëria është një vend me shumicë muslimane, por unë them se religjioni i Shqipërisë është Evropa,” tha Rama për “Reuters”. “Kështu të gjitha forcat, janë prakitikisht investitorët kryesorë në radikalizëm nga rrugët e Evropës. Këtë e urrej.”

Mbyllja e rrugës së Evropës për perpektivën e Shqipërisë do të linte një boshllëk që do të shfrytëzonte Rusia, shtoi ai, duke paralajmëruar se ndërhyrja në zgjedhjet elektorale në Malin e Zi në vitin 2016 mund të përsëriten kudo në Ballkan./Periskopi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit