7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Edi Rama: “Feja Islame është burimi i ekzistencës së kombit tonë!”

Më të lexuarat

Kryeministri shqiptar Edi Rama është pyetur për islamofobinë dhe për turkofobinë, gjatë intervistës që ka dhënë për agjensinë e lajmeve “Anadolu Agency”. Pritej një përgjigje e kufizuar, nga kryeministri që dje i kërkonte ministrave ta mbysnin “turkun që jeton brenda secilit prej jush”, por Rama ka akuzuar “islamofobët” dhe “turkofobët” si arrogantë të paditur. Madje kryeministri ka shkuar më tej, kur ka vënë pikat mbi i dhe ka shpallur islamin si burim të ekzistencës së kombit shqiptar.

 

 

“EDHE NË VENDET TË ZHVILLUARA TË BASHKIMIT EVROPIAN FORCA APO INDIVIDË TË CAKTUAR I FRYJNË KËTIJ ZJARRI SHUMË TË RREZIKSHËM DUKE BËRË NJË PADREJTËSI TË MADHE, JO VETËM NDAJ FESË ISLAME, POR NDAJ NJERËZVE, NDAJ POPUJVE, NDAJ KOMUNITETEVE, FAMILJEVE QË BESOJNË TEK ISLAMI DHE PËRFAQËSOJNË TË GJITHË GJERËSINË DHE BUTËSINË E ISLAMIT. SHPREHJET E ISLAMOFOBISË APO TURKOFOBISË JANË SHPREHJE TË NJË PADIJE DHE TË NJË ARROGANCE QË BURON NË RADHË TË PARË NGA PADIJA. TË GODASËSH FENË ISLAME DHE TË MBASH QËNDRIME ISLAMOFOBE DO TË THOTË NË FAKT TË GODASËSH NJË RRËNJË TË RËNDËSISHME TË PEMËS SË SHQIPTARISË DHE TË VETË BURIMIT, BURIMIT TË EKZISTENCËS SË KOMBIT TONË”, SHPREHET RAMA.

Në mandatin e parë qeverisës, në vitin 2015 u botua në media një letër e shkruar nga Edi Rama. Kryeministri shqiptar e dërgoi në emailin e secilit prej ministrave të kabinetit të tij letrën, në të cilën dalloheshin nota të forta turkofobie, që nga cilësimi i arrogancës si “otomane” deri tek përtacia e atyre që Rama i quante “pasdite turke” dhe tek rreziku se “pushteti fatalisht po merr trajtën e turkoshakëve”.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e shkruar nga Rama që mbyllet me thirrjen: Mbyteni turkun!

“QYSH NË FILLIM TË KËSAJ AVENTURE TË PËRBASHKËT DHE NË VIJIM JU KAM FOLUR MBASE JO AQ SHPESH SA ËSHTË DASHUR, PËR RREZIKUN NUMËR 1 QË NA KËRCËNON ECURINË E PUNËS SONË; ARROGANCËN. DHE JAM MUNDUAR, MBASE AQ SA KA QENË E MJAFTUESHME, T’JU SENSIBILIZOJ LIDHUR ME FAKTIN SE E KUNDËRTA E ARROGANCËS, MODESTIA NË SJELLJE DHE SFORCOJA PËR TË QENË TË BEGENISUR ME KËDO, DUKE FILLUAR NGA MARRËDHËNIET ME NJËRI-TJETRIN, PASTAJ ME DEPUTETËT MË TUTJE, JO PËR NGA RËNDËSIA, ME NJËRËZIT E CDO KATEGORIE, ËSHTË ARMA E PAZËVËNDËSUESHME DHE NË LUFTËN E JASHTËZAKONSHME ME VËSHTIRËSITË E KËTIJ VENDI, ME MËRZINË, LODHJEN E STRESIN E NJERËZVE…

KONSTATOJ ME SHQETËSIM, NJË SHQETËSIM QË NDJEJ SE PO KTHEHET NË HIDHËRIM, SE PO MARRIM PAK NGA PAK NË MËNYRË TË PANDALSHME TIPARIN E NJË PUSHTETI ARROGANT NË SJELLJEN ME TJETRIN; E NJË PUSHTETI NJERËZISH QË PO I DORËZOHEN LEHTËSISË SË REAGIMIT NDAJ VËSHTIRËSIVE DUKE SHPRESUAR KËTË DORËZIM NË FORMËN E VET PRIMARE, QË ËSHTË ARROGANCA, MOSVËMENDJA, NERVOZIZMI DHE RRJEDHJA E LIRË E MARRËDHËNIEVE ME TJETRIN E NJË PUSHTETI QË FATALISHT PO MERR TRAJTËN E TURKOSHAKËVE E NË SJELLJEN E CA NJERËZVE TË VET ME PËRFAQËSUES QË JENI JU, SECILI JU!

ARROGANCA ME MILETIN PËRMBLEDHUR NË KËTË KONCEPT TË GJITHË PA PËRJASHTIM E PA NDRYSHIM KATEGORISH…

REFLEKTIMI I KËSAJ ARROGANCE, NDJEHET NË RAPORTIN ME DETYRËN FATKEQËSISHT, DETYRË QË NUK BËHET ME PASIONIN E KËMBËNGULJEN E ORËVE TË PARA, PO GJITHNJË E MË SHUMË NË REHATLLËKUN E ORËVE TË PASDITES TURKE, E NJË LLOJ SHEZLLONGU KU KANË FILLUAR TË DËGJOHEN GËRHITJET E REHATSHME NËN ZHURMËN E MIZAVE.

NDJEHET REFLEKTIMI I KËSAJ ARROGANCE NË RAPORTIN GJITHNJË E MË TURKOSHAK ME KOHËN, KU STRESIT E PAGJUMËSISË SË FILLIMIT IA KANË LËNË VENDIN LIMONTIA RRASKAPITËSE E LODHJES PREJ KOTËSIVE, DREKAVE, DARKAVE, MUHABETEVE DHE RUJNA ZOT, VËMENDJES SË SHTUAR PËR INTERESAT E VOGLA.

POR MË E KEQJA E TË KËQIJAVE, KJO ARROGANCË MERR TRAJTA TË TURPSHME NËN JU, PËRGJATË LINJAVE TË PIRAMIDËS KU SHKON DUKE U ZGJERUAR BAZA E SUNDIMIT OTOMAN TË ARROGANCËS SË PUSHTETIT TË VOGËL TË NJERËZVE TË VEGJËL PA DALLIM.

A JU KA MUNDUAR PYETJA SE ÇBËHET NË ZYRAT E TJERA TË MINISTRIVE KU HYNI DHE TAKONI PO ATA TRE-KATËR VETË, TË CILËT JANË JASHTË PREZENCËS SUAJ JO LIDERSHIPI PO GJENERATORI MË I FUQISHËM I ARROGANCËS DHE IDIOTËSISË SË VERBËR TË PAKËNAQËSISË PREJ TË QENIT JERËZIT E BESUAR TË MINISTRIT A MINISTRES?

PO PYETJA, SE CBËHET MË TEJ, NË GODINAT JASHTË BARKUT TË PALLATIT TË PUSHTETIT TUAJ, KU HORRLLËKU NË SJELLJE DHE GËRRYERJA E GJITHANDEJME E PUSHTETIT TONË VIJON PËRDITË, CDO ORË, NË CDO RAPORT PUNE DHE MBI CDO PUNË PËR T’U RAPORTUAR?

KË PYESNI JU, NËSE PYESNI PËR MËNYRËN SESI JU SHOHIN TË TJERËT DHE SE SI DUKENI NË KRYERJEN E DETYRËS SUAJ? PYESNI ATA QË JU GJENDEN RROTULL SA NGA MERAKU I PADITUR I TË AFËRMVE TË PËRHERSHËM E SA NGA INTERESI I STRUKTURUAR NË SKUTHLLËKUN E AFRIMITETIT KONJUKTURAL DHE ME TË CILËT MERRNI NËPËR GOJË TË TJERËT, DUKE FILLUAR NGA NJËRI-TJETRI, DUKE DHËNË MËNDIME TË LIRA DHE TË HABITSHME NË PESHËN E TYRE NEGATIVE QË PASTAJ MARRIN DHEN NËPËR SHQIPËRI? APO PYESNI ATA QË PUNOJNË ME JU, TË CILËT JANË MË TË PARËT QË JU BËJNË COPË DHE SHPESH ME TË DREJTË, KUR U QËLLON TË FLASIN PËR MËNYRËN E DREJTIMIT TUAJ NË RRETHE TË NDRYSHME?

E PRA, MËSOJENI PËRPARA SESA TË BËHET VONË SEPSE SË SHPETI DO TË JETË VONË, QË UNË NUK BASHKËJETOJ DOT ME KËTË SITUATË DHE NUK I HONEPS DOT MË REFLEKSET E SJELLJEVE TUAJA MBI NJERËZIT, QË NGA SHQIPTARËT E DERI TEK NDËRKOMBËTARËT QË KANË NISUR BËJNË HUMOR ME ARROGANCËN TUAJ! DHE NHUK HONEPS DO MË AS QË POROSITË E MIA NË KËTË DREJTIM TË MERREN SI PJESË E MËRZISTHME E TË QËNIT NË NJË KLASË KU FJALËT E ZYSHËS I MERR ERA!…

ME SIGURI QË SECILI APO SECILA PREJ JUSH THOTË ME VETE, TANI PO ME MUA Ç’KA KY QË MË KA FUTUR NË LETËRMARRËSIT E KËTIJ MESAZHI, POR PËRPARA SE TË GJENI VETEN NË KËTO RADHË, MUNDOHUNI TË GJENI THELBIN E KËTIJ SHQETËSIMI SHUMË SERIOZ QË AFEKTON IMAZHIN, SJELLJEN DHE PERFORMANCËN E SKUADRËS SONË. SEPSE UNË NUK SHOH ASNJËRIN PREJ JUSH SI NJË INDIVID E AQ, PO SECILIN PREJ JUSH SI LOJTAR TË NJË SKUADRE QË E KAM ZGJEDHUR PËR TË NDRYSHUAR SHQIPËRINË DUKE FILLUAR NGA NDRYSHIMI I KULTURËS SË DREJTIMIT, I SJELLJES ME DREJTIM, I SERIOZITETIT NË GJËRAT E VOGLA QË NË FAKT JANË GURËT E THEMELIT PËR TË BËRË TË MËDHATË!

NUK PRES PËRGJIGJE PO REFLEKTIM TË THELLË PËRMES NJË NDRYSHIMI RADIKAL TË SJELLJES DHE NJË PASTRIMI TË SAMËSHPEJTSHËM TË PASQYRËS KU PO DEFORMOHET DITA-DITËS PROFILI I QEVERISË SONË SI REZULTAT I RËNIES NË BATAKUN E VETËMJAFTUESHËMËNISË IDIOTE QË I MBYT QEVERITË NGA BRENDA, NGA BRENDA ZEMRËS SË CDO MINISTRI, NGA BRENDA TRURIT TË CDO PJESTARI TË EKUIPAZHIT DREJTIMHUMBUR, NGA BRENDA KABINAVE TË INSTITUCIONEVE QË VUAJNË PESHËN E UJIT TË FUTUR NË ZEMËR E NË TRU PËR SË PARI!

MERRENI KËTË MESAZH SI NJË S.O.S JO SI NJË SOSJE TË DURIMIT TIM PREJ NDONJË E DISA ARSYEVE QË PATHËNA ME LART SEPSE TË TILLA JU SIGUROJ QË NUK KA.

KJO QEVERI KA VETËM NJË ARMIK DHE ËSHTË TURKU QË JETON BRENDA SECILIT PREJ JUSH, O MBYTENI O PËRGATITUNI PËR TË LËNË ANIJEN!!!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit