13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Edhe Vetëvendosja merr pjesë në debatin për demarkacion

Më të lexuarat

Debati i Demarkacioni me Malin e Zi pritet që të mbahet me datën 3 gusht, ku pritet të marrin pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ekspertët të demarkacionit.

Ndërsa pjesë e këtij debati pritet që të jenë edhe partitë opozitare AAK dhe NISMA, të cilat e kanë kundërshtuar versionin e parë të vijës kufitare me Malin e Zi por që kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, transmeton Indeksonline.

I kontaktuar nga Indeksonline, koordinator i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Naim Jakaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në debatin për Demarkacionin me Malin e Zi.

Por sipas Jakajt, ende nuk dihen emrat e të gjithë deputetëve që do të jenë pjesëmarrës në këtë debat. Sipas tij do të ketë deputetë, profesorë ve të drejtës ndërkombëtare, gjeodetëve dhe në përgjithësi të ekspertë të kësaj çështje.

“Lista përfundimtare nuk është përpiluar ende sepse jemi duke pritur konfirmimin e disa profesorëve, ekspertëve dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Jakaj.

Sipas tij lista do të publikohet brenda dy apo tri dite kur edhe do të merren të gjitha konfirmimet për pjesëmarrje./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit