-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Edhe Turqia bllokoi llogaritë e Al Kaidës dhe Talebanëve

Më të lexuarat

Qeveria e Ankarasë ditën e enjte bllokoi llogaritë bankare dhe pasuritë e 219 personave dhe 63 shoqatave, të cilat gjoja janë të lidhura në mënyrë indirekte apo mbështesin lëvizjen Talebane apo Al Kaidën, krejt kjo u ndërmorr me arsyetimin që Turqia të mos radhitet në listën gri të grupit ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Todayzaman, shkruante se qeveria turke e kreu këtë veprim për të mos u renditur në listën gri të Komisionit financiare për luftën kundër pastrimit të parave “të grupeve terroriste”, komision që vepron me autorizim të OKB.

Ky burim shton se prej kohësh Turqia ndodhet nën presionin ndërkombëtar, për shkak të mosveprimit në luftën kundër financimit të grupeve luftarake opozitare në Siri, disa prej të cilave për shkak të mos ndjekjes së politikave perëndimore janë klasifikuar edhe si “grupe terroriste”.

Turqia prej kohësh ka hapur kufijtë e saj për luftetarët e opozitës që futen në territorin e Sirisë dhe gruep të ndryshme nga popullata turke kanë mbështetur edhe me pasuritë e tyre grupet që luftojnë në Siri për të mbrojtur popullatën civile kundrejt masakrave të regjimit alevit të Bashar Esedit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit