1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Edhe një tjetër vdekje e dyshimtë, rënie nga kati IV

Më të lexuarat

Skenderaj, 5 mars – Një i ri nga fshati Ternac i Komunës së Skenderajt, mbrëmjen e se dielës, pas orës 19, ka rënë nga kati i katërt i objektit të banimit në afërsi të Gjykatës Themelore në Skenderaj, dhe pas disa orëve ka vdekur, si pasojë e plagëve të marra.

Burime spitalore kanë treguar se fjala është për 23 vjeçarin, Kujtim Ferizi, të cilit pas aksidentit i ishte dhënë ndihma e parë në QKMF në Skenderaj, e pastaj ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku ishte konstatuar vdekja e tij.

Policia e Skenderajt, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ndihmuar në transportimin e të lënduarit, e ka konfirmuar rastin pa dhënë hollësi tjera, ndërkaq, Avni Zahiti, zyrtar për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka treguar se rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, dhe se e tëra do të sqarohet pas raportit të obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ku është dërguar trupi i pajetë.

Jozyrtarisht flitet se viktima ka qenë duke punuar në vendosjen e pajisje të klimës në një banesë të objektit dhe se në përpjekje për tu siguruar ishte lidh me një litar nga brezi në një shtyllë, apo diç të ngjashme, por se litari i ishte zgjidhur dhe ai kishte rënë poshtë.

Policia nuk e përjashton asnjë mundësi, as te aksidentit por as të vrasjes apo vetëvrasjes. “Ne nuk mund të themi asgjë, tani për tani, përveç ta konfirmojnë rastin. Ajo qe dihet është se viktima ka rënë nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, tjerat do të dihet pas raportit mjeko-ligjor”, ka potencuar Zahiti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit