Pas sulmit në rajonin e Las Ramblas, Barcelonë ku një furgon është futur përmes turmës së njerëzve dhe la të vdekur të paktën 13 persona, një tjetër sulm i ngjashëm ka ndodhur në ora 1:00 pas mesnate në shëtitoren e qytetit turistik Cambrils, rreth 100 km larg nga Barcelona, ku shtatë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa Policia ka vrarë sulmuesit.
Raportohet se në sulmin e ri në shëtitoren e qytetit turistik Cambrils, policia vrau pesë sulmuesit, raportojnë mediat spanjolle.
Në automjetin që sulmoi kalimtarët kishte pesë persona, ndërsa nga të shtënat e policisë vdiqën pesë sulmuesit.
Sulmuesit u raportua se kishin ekspozivë në trupat e tyre dhe sulmi në Cambrils kishte lidhje me atë në në rajonin e Las Ramblas, Barcelonë.
Policia përmes rrjetit social Twitter u bëri thirrje banorëve të mos largohen nga shtëpia për të “mos u rrezikuar”.