0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Edhe një prift polak u dënua me burg për abuzimin e të miturve

Më të lexuarat

Një gjykatë polake ka dënuar një ish-prift me shtatë vjet burg pasi e gjeti atë fajtor për abuzim seksual me fëmijët në Republikën Domenikane dhe Poloni. 
 
Të mërkurën, gjykata në qytetin perëndimor të Polonisë, në Wolomin, pranë kryeqytetit, Varshavës, e dënoi Wojciech Gil me burg për abuzimin e gjashtë të miturve në Karaibe midis vitit 2009 dhe 2013 dhe dy të të miturve në Poloni në vitin 2000 dhe 2001 . 
 
Gjykata, gjithashtu, ka akuzuar Wojciech Gil për posedim të  pornografisë së fëmijëve dhe posedim të paligjshëm të një arme. 
 
Prifti 37-vjeçar është deklaruar i pafajshëm, por u vendos për një mandat burgimi shtatë-vjeçar, e cila shmang një gjykim të plotë dhe një dënim të mundshëm maksimal prej 15 vjet burg.
 
Wojciech Gil u urdhërua gjithashtu të paguajë një total prej 41.000 dollar në kompensim të viktimave.
 
Prokurorët që përfaqësojnë viktimat janë nga Polonia dhe nga Republika Domenikane. Varshava nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Santo Domingon, duke e bërë të pamundur për të mbajtur një gjyq në Karaibe.
 
Ish – prifti ka qenë në arrest që nga muaji shkurt, 2014 dhe e zhveshi petkun fetar në muajin e kaluar me kërkesën e vet.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit