1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edhe një kompani e re ajrore në Kosovë

Më të lexuarat

Kompania ajrore Zvicerano-Gjermane ,Germania Flug AG në partneritet me Air Prishtina do të fillojë me fluturime në/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘ Adem Jashari’ nga kjo javë në destinacionin Cyrih-Prishtinë-Cyrih. Fluturimi inaugurues do të bëhet më 01 Prill me kohën e arritjes në 08:40.
 
Fluturimet e Germania Flug AG do të operohen me aeroplanin Airbus 319 tri herë në javë (të mërkurave, shtunave, dhe të dielave).
 
Fillimi i fluturimeve për në Prishtinë nga Germania Flug AG do të rrisë numrin e mundësive për pasagjerët që udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe do të ofrojë më shumë opsione për të udhëtuar në Kosovë dhe anasjelltas.
 
“Kemi kënaqësinë e hapjes së lidhjes së re ndërmjet Cyrihut dhe Prishtinës. Germania dhe Air Prishtina po bashkëpunojnë për shumë vite me radhë në Gjermani dhe jemi krenar që tani kemi një partneritet edhe në Zvicër, gjithashtu”, thotë Urs A. Pelizzoni, anëtar i bordit të Germania Flug AG.
 
 BERGAMO – Destinacion i ri që do të operohet nga GERMANIA
 
Kompania ajrore gjermane Germania së bashku me partnerin e saj Air Prishtina ka rritur numrin e fluturimeve për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Që nga 29 Marsi 2015, qyteti Bergamo (Itali) po shërbehet me një fluturim në javë (të dielave).
 

Kompania ajrore gjermane Germania së bashku me partnerin e saj Air Prishtina ka rritur numrin e fluturimeve për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Që nga 29 Marsi 2015, qyteti Bergamo (Itali) po shërbehet me një fluturim në javë (të dielave).ë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit