4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Edhe në 2014 s`ka regjistrim të popullsisë në Maqedoni

Më të lexuarat

Qeveria e Maqedonisë ka bërë të ditur se edhe në vitin 2014 nuk do të ketë regjistrim të popullsisë, i cili dështoi dy vite më parë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi se nuk është planifikuar organizimi i regjistrimit për vitin e ardhshëm, andaj edhe nuk janë planifikuar mjetet në buxhetin për 2014.

Regjistrimi i rregullt i popullsisë duhej të mbahej në prill të 2011, por për shkak të zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe problemeve brenda Komisioni Shtetëror Zgjedhor lidhur me përfshirjen e regjistruesve nga bashkësite e tjera etnike, regjistrimi ishte shtyer që të mbahej nga 1 deri 15 nëntor të vitit 2011.

Para fillimit të regjistrimit më 30 shtator u dorëheq kryetarja e Komisionit Shtetëror për Regjistrim, Vesna Janevska, ndërsa më pas pasoi edhe dorëheqja e nënkryetarit të këtij komisioni, Abdulmenaf Bexheti, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me metodologjinë e regjistrimit dhe çështjet lidhur me regjistrimin e shqiptarëve , sidomos pjesën e atyre që jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Më pas u bllokua edhe tërë puna e komisionit për shkak të komenteve të ndryshme të metodologjisë së procesit të regjistrimit. Pas këtyre mosmarrëveshjeve dhe bllokimit të procesit, Parlamenti i vendit miratoi Ligjin për ndërprerjen e regjistrimit të popullsisë.

Por, Qeveria edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm nuk ka planifikuar mjete për realizimin e këtij operacioni, që ka një kosto prej 15 milion eurove. Lidhur me zvarritjen e procesit të regjistrimit sot reaguan partitë opozitare, duke kërkuar se përse qeverisja aktuale po shmanget nga organizimi i regjistrimit të popullsisë. Regjistrimi i fundit u zhvillua në vitin 2002. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit