3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Edhe Kosova me sistemin 3G?

Më të lexuarat

Kosova ka mundësi që brenda një periudhe të shkurtër kohore t’i bashkohet përdorimit të gjeneratës së tretë të telefonisë mobile. Ky vendim vjen pas ndryshimit të politikave të deritashme që kanë parashikuar hapjen e tenderit për këtë lloj teknologjie 5 vjet pas privatizimit të PTK-së. Zyrtarë të institucioneve thonë se futja e kësaj teknologjie do të rrisë vlerën e PTK-së.

Drejtuesit e dy kompanive të telefonisë mobile, VALA dhe IPKO kanë thënë se janë gati për të nisur investimet në inkuadrimin e 3G. Drejtori ekzekutiv i PTK-së, Ejup Qerimi ka thënë se kjo ndërmarrje është gati t’i hyjë edhe kësaj sfide. Kurse, drejtori i IPKO-s, Robert Erzin ka deklaruar se ky operator është gati të aplikojë një proces të tillë.

Zyrtarë të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit kanë bërë të ditur se së shpejti operatorët do t’i marrin udhëzimet e duhura për t’i avancuar sistemet e tyre mobile telekomunikuese në teknologji më të avancuara.

Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka arritur në 1 milion e 522 mijë e 841 përdorues. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit