1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edhe Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës së Oksford-AstraZeneca

Më të lexuarat

Gjermania e ka pezulluar përdorimin e vaksinës Oksford-AstraZeneca pas këshillës nga rregullatori i saj kombëtar për të hetuar raportet e mpiksjes së gjakut.

Përveç Gjermanisë edhe disa vende të tjera evropiane e ndoqën po këtë shembull si një masë paraprake.

Në mesin e këtyre vendeve është Irlanda, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria dhe Islanda.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila deklaroi të hënën se paneli i saj këshillues po shqyrtonte raportet në lidhje me vaksinën Oksford-AstraZeneca, por sipas organizatës nuk kishte prova se ndonjë incident shëndetësor ishte shkaktuar nga vaksina.

Përveç, OBSH-së, reagime ka pasur edhe nga vetë kompania farmaceutike AstraZeneca, e cila potencoi të dielën se një rishikim i të dhënave të sigurisë të njerëzve të injektuar me vaksinën e saj kundër COVID-19, nuk ka treguar prova të një rreziku të rritur të mpiksjes së gjakut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit