-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Edhe Fisnik Ismaili reagoi për foton tronditëse (Fëmiu i mbytur Sirian)

Më të lexuarat

Deputeti i VV-së Fisnik Ismaili ka postuar në rrjetet sociale urimin për ditlindje të djalit të tij Petritit ku mes tjerash e ndërlidhi me fëmiun e mbytur Sirian në bregdet, ja postimi i plotë i Fisnik Ismailit:

Sot Petriti i mbushi 14. Tanë mëngjesin u mundova me e gjetë një foto të mirë, me ia bashkëngjitë një urimi të lezeçëm. S’mujta.

Ai fëmija sirian i vdekun buzë detit më ktheu shumë vjet ma herët, me 1999, kur djali i madh, Vigani, ishte vetë veç katër vjeç, rahat, në Londër, e unë ndihesha fajtor kur i shihja 4-vjeçarët në Kosovë, të masakruem, veç pse nuk kishin mundësi me ikë.

Imazhet e një fëmije moc me Viganin diku në Drenicë, të cilin e patën marrë serbët gjallë, e të nesërmen e patën gjetë të vdekun, me trup të mbuluem prej djegieve me cigare, s’kam me i harrue kurrë, sepse në qat moment pata vendosë me shkue n’luftë.

Edhe çka? 16 vjet ma vonë, pamje të njajta të fëmijëve, trishtuese, veç tash duke ndodhë diku tjetër në botë, e ti ndihesh i paaftë me ndihmue, madje, në një mënyrë edhe thue “Hajt, se shyqyr neve s’po na ndodhë.”, edhe, si unë, e pret aeroplanin me shku n’Danimarkë, thue se s’ka ndodhë kurrgja, ose vazhdon me e pi qat makiato që e nise, duke harrue se 16 vjet nuk janë edhe qaq moti, edhe munden me u kthye prapë.

E çka me ba? E pyet veten, edhe diqysh arsyetohet njeriu para vetvetes edhe ndërgjegjjes së vetë. Nime, çka ban njeriu në momente si këto, kur të humb besimi në krejt njerezimin?

S’po di as çka me i urue Petritit ma për ditëlindje. Mos u rritsh kurrë, bir. Mbetsh fëmijë në zemër për tanë jetën, shpirti i babit, sepse na të rritunit jemi bisha. Rri i drejtë, i çiltër edhe pa sherr përjetë, e ashtu mbetesh veç kur nuk e mbytë edhe kur nuk i len të tjerët me e mbytë fëmijën përbrenda teje asnjiherë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit