Aplikacioni social shqyrton fshehjen e numrin e pëlqimeve nga faqja kryesore (News Feed) për t’i ndihmuar përdoruesit që të ndjehen më pak jointeresant në kohën kur disa persona që synojnë pëlqime bëhen depresiv nga shkaku i mungesës së interesit për postimet e tyre.
Sipas një raporti të uebfaqes për teknologji DigitalTrends, kodi i zbuluar këtë javë nga studiuesi i aplikacionit Jane Manchun Wong sugjeron që gjigandi i rrjeteve sociale po shqyrton testimin e sistemit në kuadër të aplikacionit të tij në Android.
Facebook më pas e konfirmoi për revistën për teknologji TechCrunch se planifikon që së shpejti të fillojë testimin e sistemit.
Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, para disa muajsh tha se dëshiron që përdoruesit të jenë “më pak të interesuar se sa pëlqime merr një postim dhe të jenë më të fokusuar në ndërlidhjen me njerëzit tjerë”./AA