-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Edhe dy muaj paraburgim për Gavriqin

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar edhe dy muaj paraburgim për Sllobodan Gavriqin, i cili në fund të vitit 2014 është arrestuar në Prishtinë si u dyshuar se ka përgatitur sulme terroriste.
 
“Nga biseda me prokurorin special të Kosovës kam kuptuar se hetimet janë në fazën e fundit, pasi që ekspertiza e eksplozivi të gjetur ka ardhur. Ekspertizën e ka bërë FBI-ja”, ka thënë për mediat serbe avokati i Gavriqit, Dejan Vasiq.
 
Sllobodan Gavriq nga Beogradi është arrestuar në Prishtinë më 25 dhjetor të vitit që shkoi, ndërsa në momentin e arrestimit atij iu gjetën 13 kilogramë eksploziv.
 
Ai dyshohet se ka përgatitur sulme terroriste dhe vepra penale kundër rendit kushtetues në Kosovë.
 
Gavriq me profesion është veterinar dhe ka punuar në Ministrinë e Bujqësisë së Serbisë. /KP/.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit