9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ecja është shëndet

Më të lexuarat

Ecja është pjesë e çdo programi të ushtrimeve, dhe për këtë ka mjaft arsye – njerëzit që ecin rregullisht kanë tension më të ulët të gjakut, më pak kilogramë, gjendje më të mirë shëndetësore në përgjithësi dhe jetojnë më gjatë se ata që kudo shkojnë me automobil.

Yahoo Health është munduar të mbledhë të gjitha dobitë që njerëzit i kanë nga ecja dhe t’i rrumbullakojë në dhjetë urdhëresa për jetë të shëndetshme përmes ecjes:

1. Ecja zgjat jetën – ka treguar hulumtimi i publikuar në vitin 2011, i kryer në gati 28 mijë njerëz në mes moshës 40 dhe 79 vjeçare dhe i cili ka zgjatur 13 vjet.

2. Ecja redukton rrezikun nga diabeti –mjafton gjysmë ore në ditë për parandalimin e shfaqjes së diabetit 2, ka treguar hulumtimi nga viti 2002.

3. Me ecje ushtroni trurin – 14 kilometra në javë ndihmojnë në rritjen e materies gri në tru, çka redukton rrezikun nga dëmtimet kogniteve dhe problemet me koncentrim, kujtesë dhe të menduar. Tetë kilometra në ditë mbrojnë kujtesën dhe pjesët e trurit përgjegjëse për mësim tek personat me sëmundjen e Alzheimerit.

4. Ecja redukton tensionin – gjysmë orë në ditë, tri deri pesë ditë në javë janë të mjaftueshme për ndryshimet e ndjeshme të tensionit për mirë, madje edhe kur ecja nuk është në vazhdimësi.

5. Ecja është e shkëlqyeshme për eshtrat – një kilometër e gjysmë ecje në ditë forcon eshtrat në menopauzë, ka treguar hulumtimi nga viti 1994, ndërsa eshtrat e atyre që ecin përndryshe humbin forcën katër deri shtatë vjet më vonë se tek ata që nuk ecin.

6. Ecja redukton rrezikun nga sulmi në zemër – 20 ose më shumë kilometra në javë reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër përgjysmë, është rezultati i hulumtimit në 11 mijë njerëz.

7. Ecja përmirëson disponimin –vetëm gjysmë orë në shiritin për ecje redukton tensionin dhe largon depresionin më shpejt se antidepresivët, thotë hulumtimi i publikuar në “Journal of Sports Medicine”.

8. Me ecje shpenzohen kaloritë – njëzetë minuta ecje në ditë heqin më shumë se tre kilogramë në vit.

9. Ecja zgjidh problemin e pagjumësisë – gjatë mëngjesit shëtisni 45 minuta dhe do të flini si bebe, derisa shëtitjet e natës kanë efekt të kundërt, thonë hulumtuesit në qendrën “Fred Hutchinson” në Seattle.

10. Ecja është e mirë për zemër – tri apo më shumë orë ecje në javë redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës te femrat, ka treguar hulumtimit në 72 mijë të testuar, ndërsa hulumtimit paralel në meshkuj ka treguar reduktimin e rrezikut për madje 50 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit