Automjetet duke filluar nga 31 marsi 2018 duhet të kenë të instaluar një sistem emergjencash.
Bëhet fjalë për sistemin e quajtur eCall, i cili alarmon shërbimet e emergjencave gjatë aksidenteve rrugore, nëpërmjet disa sensorëve të vendosur në automjet.
Për këtë ka vendosur tashmë Parlamenti Evropian, ndërsa në këtë projekt do të perfshihet edhe Zvicra.
Sistemi eCall mundëson një lidhje audio me operatorët e emergjencës dhe transmeton automatikisht të dhëna, duke përfshirë tipin e makinës, vendndodhjen dhe kohën e aksidentit.
Qëllimi i këtij sistemi është të reduktojë vdekjet e shkaktuara nga aksidentet në rrugët e Evropës me 10%, duke shpëtuar kështu 2500 jetë në vit.
Instalimi i sistemit eCall do t’u kushtojë kompanive që merren me prodhimin e makinave 100 euro për veturë.kohaislame