-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ebu Hanife dhe hajduti

Më të lexuarat

Tregohet se dijetari i madh Ebu Hanife, një ditë pa një burrë që vodhi një kokërr mollë nga një tregtar dhe ia dha një hallexhiu!
Ebu Hanife iu drejtua dhe e pyeti:”Përse e vodhe mollën?! Unë mendova se je i uritur!”

Burri, i cili nuk e njihte Ebu Hanifen, iu përgjigj:”O njeri, unë bëj tregti me Zotin tim!”

Ebu Hanife e pyeti:”E si e bëke këtë tregti me Zotin?!”

Burri iu përgjigj:”Po ja. E vodha mollën? Mu shkrua një gjynah. Ama kur e dhashë sadaka, bëra një të mirë dhe një e mirë shpërblehet me dhjetë syresh. Kështu, dhjetës i hiqet një e keqe, vjedhja e mollës, dhe mua më mbeten nëntë të mira. E kuptove tani? Kjo është tregtia që bëj me Zotin!”

Ebu Hanife i tha:”Ti vodhe një mollë dhe tu shkrua një e keqe. Vërtet që ti e dhe sadaka, por Zoti nuk e ka pranuar këtë sadaka, sepse Zoti është i mirë dhe nuk pranon veçse të mirën. Për fat të keq ty të ka mbetur vetëm një e keqe dhe jo nëntë të mira!”

Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit