3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ebu Hanife.

Më të lexuarat

Ebu Hanife ishte i lindur në Kufa në 80/699 ku ai kaloj pjesën më të madhe të jetës së tij. Kufa ishte një nga qytetet më të mëdha të Irakut në atë Kohë.

Iraku kishte shumë fe, sekte dhe besime të ndryshme të civilizimeve të lashta. Iraku u bë kazani i përzierjes së të gjitha racave të ndryshme të cilat do të përballeshin me besimet e tyre të ndryshme. Ebu Hanife gjatë rinisë së tij do të merrej me këto sekte të ndrysme megjithëse gjatë rinisë së tij përqëndrimi i tij ishte në tregëti. Ai ishte një tregëtarë mëndafshi i cili ndiqte gjurmët e të atit të tij.

Ebu Hanife kujdesej për paraqitjen e tij e cila raportohet të ketë qenë e mirë. Ai gjithmonë vishte rrobat më të mira. Ebu Jusufi (studenti më i madh i Ebu Hanifes) ka thënë: “Ebu Hanife kujdesej edhe për rripat e sandaleve kështu që ai kurrë nuk shihej me një rrip të këputur”

Ebu Hanife ishte shumë i shqetësuar me gjendjen e shokëve të tij. Një herë ishte në një grumbullim dhe një nga shokët e tij kishte veshur një rrobë të vjetër. Ai i ka kërkuar atij të priste derisa të gjithë u larguan. Kur ata u larguan ai i kërkoi atij ta marrë sexhaden dhe ate çfarë ishte nën të. Njeriu gjeti 1000 dirhemë. Ebu Hanife i ka thënë: “Merri këto dirhem dhe ndryshoje gjendjen tënde me to”. Njeriu ka thënë: “Unë jam i pasur dhe unë nuk kam nevojë për to”. Ebu Hanife i ka thënë atij: “A e ke dëgjuar hadithin, Allahu do që të shohë gjurmët e begatisë së tij të duken tek robi i tij? Për këtë arsye ti duhet ta ndryshosh gjendjen tënde”.

Ebu Hanife ushëtonte shumë dhe ka shkuar në haxh shumë herë.

Ebu Hanife ka thënë: “Një ditë unë isha duke ecur me Esh-Shabin i cili ishte i ulur. Ai më tha: “Ku je duke shkuar? “Unë iu përgjigja “unë jam duke shkuar në treg”. Ai tha: “unë nuk e frekuentoj tregun, unë shkoj tek dijetarët për të dëgjuar”. unë i thashë atij: “Unë rrallë i frekuentoj ata”. Ai më tha: “Mos u bëj i pa vëmendshëm. Ti duhet të marrësh dije dhe të ulesh me dijetarët. Unë shoh zgjuarsi dhe energji tek ti”. Ajo ka ndikuar në zemrën time dhe unë pushova së frekuentuari tregjet dhe fillova t’i kthehem dijes dhe Allahu më bëri të kem dobi nga çfarë ai më tha”. [Virtytet e Ebu Hanifes, el-Mekki, faqe 59]

Pas kësaj këshille Ebu Hanife do ti vizitonte dijetarët më shpesh se që shkonte për në treg.

Ebu Hanife nga fitimi i tij i përvitshëm do të jepte për nevojat e dijetarëve, për ushqimet e tyre, rrobat e tyre dhe nevojat e përgjithshme të tyre. Ai pastaj do t’i jepte fitimin e mbetur dhe do ti thoshte atyre: “Bleni çfarë keni nevojë dhe vetëm Allahun falenderoni. Unë nuk ju kam dhënë asnjë gjë, është thjeshtë një begati e Allahut mbi ju”. [Historia e Bagdadit, faqe 360]

Është thënë se Ebu Hanife e ka lexuar Kur’anin shtatë herë gjatë Ramazanit dhe është thënë që ai e ka mësuar Kur’an nga Imam Asim një nga recituesit e Kur’anit metoda e të cilit është e regjistruar si njëra nga të shtatë mënyrat e recitimit.

Stërgjyshi i tij takoi Aliu kur ai ishte një fëmijë dhe i ka dhënë Aliut disa faludhaxh (një ëmbëlsirë)… Stërgjyshi i tij ishte skllavëruar nga Benu Thejb në pushtimin arab të rajonit por është liruar më vonë. Ai ishte persian me origjinë.

“Nëse maxhoranca e fikhut të cilin Ebu Hanife ra në kontakt ishte nga klientë të fiseve arabe. Shumë prej njerëzve të mësuar të kësaj periudhe ishin student të sahabeve të pejgamberit, alejhis-selam. Kuptimi i këtij hadithi është që ndërsa shumë persian ishin studentë të sahabeve ata nuk ishin vetë sahabe. Dhe për këtë arsye është dëshmuar që edhe megjithëse një person nuk është sahabe i pejgamberit, alejhis-selam, ai personi prap është i aftë për të fituar dituri.

Në kohën e Ebu Hanife-s, kishte tre lloje tubimesh dije në të cilat dija mund të arrihej. Ato ishin mbi Usulin (themelet e metodës), për hadithet e Pejhgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, ku diskutoheshin dhe ishte jurispudenca islame nga Kur’ani dhe Sunneti ku bieshin fetva dhe u diskutuan. Ebu Hanife vendosi të studionte fikh (jurispudencë islame) pasi kishte pasur diskutime të gjata rreth sekteve dhe pasi kishte mësuar hadithe.

Ebu Hanife ka jetuar nën qeverisjen Emevite për 52 vjet dhe nën qeverisjen Abaside për 18 vjet.

Ibën Hubejra governatori i Irakut i kërkoi Ebu Hanifa-s të bëhej gjykatës por ai vazhdimisht refuzoi. Si rezultat ai është rrahur derisa koka e tij ishte e enjtur dhe frymëmarrja iu vështirësua. Ai as nuk u ankua dhe as nuk ka qarë derisa atij i është treguar që nëna e tij ishte duke vuajtur nga ajo çfarë ishte duke i ndodhur atij, ku sytë e tij u mbushën me lot për dëmbshurinë e ndjenjave të saja. Pas kësaj ai u largua në Mekë dhe kërkoi strehim atje derisa Abbasidët erdhën në fuqi.

Halifi el-Mensur i Abbasidëve do ta mbështeste Ebu Hanifen duke i dhënë atij dhurata megjithatë Ebu Hanife do t’i refuzonte me sjellshmëri.

Njëherë el-Mensuri dhe gruaja e tij kishin një mosmarrëveshje. Ai e pyeti atë kë ajo donte të arbitronte për tu përpjekur dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjen? Ajo i është përgjigjur: “Ebu Hanifen. Ebu Hanife u thirr. Halifi i tha: “Ebu Hanife kjo grua e lirë ka një mosmarrëveshje me mua. Më jep mua të drejtën time kundër saj”. Ebu Hanife tha: “Le të flasë Emir el-Muminini”Ai e pyeti: “Ebu Hanife sa gra mund një burrë të martojë në një kurorë? . “Katër” ai u përgjigj. Sa robëresha është i lejuar të ketë? “Aq shumë sa ai të ketë dëshirë” ai u përgjigj. Ai pastaj pyeti “A është e lejueshme të thuhet diçka ndryshe nga kjo? “. Ebu Hanife iu përgjigj “Jo”. Halifi i tha gruas “A e dëgjove verdiktin (fetvan). Por Ebu Hanife vazhdoi të thotë: “Allahu e ka lejuar këtë për njerëzit e drejtë. Nëse megjithatë ndokush nuk është i drejtë ose frikësohet që nuk do të jetë i drejtë ai duhet të martojë vetëm një (grua). Allahu i madhëruar thotë: “Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrjtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni”. [en-Nisa : 3]

Kështu ne duhet të ndikim këshillat e Allahut dhe të kemi frikë dënimin e Tij. Halifi qëndroi i heshtur një kohë të gjatë. Ebu Hanife u largua. Kur ai arriti shtëpinë e tij gruaja e halifit i dërgoi atij një shërbëtorë me para, rroba, një robëreshë dhe një gomar egjyptian. Ebu Hanife e refuzoi dhuratën dhe i ka thënë shërbëtorit “Jepi përshëndetjet e mia gruas së halifit dhe thuaji asaj që dhurata rrezikon besimin tim. Unë e bëra atë (fola të vërtetën) për hir të Allahut dhe duke mos dashur asgjë nga askush”.

Një herë Hasan el-Basri nxori një fetva. Ebu Hanife tha “Hasani ka gabuar”. Një njeri i tha Ebu Hanife-s “Ti thua se Hasani ka gabuar, bir bushtre”. Ebu Hanife nuk është kuqur as nuk është bërë i zemëruar. Ai ka thënë: “Uallahi, Hasani ka gabuar dhe Abdullah Ibën Mesudi ishte korrekt”. Ebu Hanife shpesh thoshte: “O Allah nëse ndokush është i mërzitur nga unë zemra ime është e hapur”.

Një herë Ebu Hanife ishte duke debatuar dhe një person i ka thënë atij “Bidatçi! I dalë nga feja”. Ai i është përgjigjur “Allahu të faltë, Allahu e di se unë nuk jam i tillë. Unë nuk jam kthyer nga Ai deri nga ai moment që e kam njohur dhe unë shpresoj për faljen e Tij dhe i frikësohem vetëm ndëshkimit të tij”. Ebu Hanife ka thënë: “Nëse ndonjë injorant thotë diçka për mua atëhere unë e kam falur. Përsa i përket njerëzve të dijes të cilët thonë dicka për mua ata janë gjynahqarë”.

Ebu Hanife ka thënë: “Dije që vepra (të mira) ndjek dijen mu sikur gjymtyrët ndjekin syrin. Një vepër e vogël me dije është shumë më e dobishme sesa shumë vepra (të mira) me injorancë. Në shkretëtirë një furnizim i vogël me udhëzim është shumë më i nevojshëm sesa shumë frunizim pa udhëzim. Ajo është sikur ajo që ka thënë Allahu i madhëruar: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? ” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim”. [Zumer : 9]

Ebu Hanife ka jetuar në Kufe e cila ishte një rajon i shiave. Atje ai ka takuar imamët e shiave të kohës së tij si Zejd Ibën Ali, Muhammed el-Bekir, Xhafar es-Sadik dhe Abdullah Ibën Hasan; ende Ebu Hanife ka mbajtur qëndrimin e tij të lartë për sahabet.

Ibën Haxheri ka thënë: “Fama e një njeriu në të kaluarën është e treguar nga mosmarrëveshja e njerëzve përsa i përket atij. A nuk shikoni kur Aliu vdiq ishin dy grupe një i cili e donte shumë dhe tjetri i cilin e urrente shumë? “[el-Hajrat el-Hisan]

E njëjta mund t’i aplikohet Ebu Hanife-s. Kishte disa të cilët ishin partizan drejt tij duke e vendosur në rangun e profetit dhe në ekstremin tjetër ishin ata që e akuzonin për heretik. Këto diskutime ndodhën që kur Ebu Hanife ishte gjallë.

Një herë el-Evzai fakihu i Sirisë i ka thënë Ibën el-Mubarakut “Kush është ky bidatçi i cili ka dalë nga Kufe, i quajtur Ebu Hanife? Ibën Mubarak nuk i është përgjigjur atij por por filloi t’i përmente disa pyetje të vështira dhe sesi t’i kuptonte ato dhe sesi të jepte fetva përsa i përket atyre. Ai pyeti: “Cili i ka dhënë këto fetva? “Ai iu përgjigj “Një shejh të cilin e kam takuar në Irak? “El-Evzai ka thënë: “Ky është një shejh i nderuar. Shko dhe merr prej tij”. Ai u përgjigj “është Ebu Hanife”. Pas kësaj el-Evzai e takoi Ebu Hanife-n në Mekkë dhe diskutoj pyetjet të cilat Ibën Mubaraku i kishte ngritur. Ai i ka hetuar ato. Kur është larguar nga Ebu Hanife el-Evzai i ka thënë Ibën el-Mubarak” Unë e kam zili për diturinë dhe inteligjencën e atij njeriu. Unë i kërkoj falje Allahut. Unë isha në një gabim të madh. Shko e mëso tek ai burrë. Ai nuk është sikur thonë për të”. [el-Hajrat el-Hisan faqe33]

Gjatë shekullit të katërt hixhri debatet midis mbështetësve të tij dhe kundërshtuesve të tij u shtuan me diskutime në shtëpira dhe xhamia. Ditë të tëra do të shpenzoheshin në diskutime rreth medhhebit të tij. Ishte gjatë kësaj kohe që pjesa më e madhe e biografive të imamëve u shkruan shpesh duke i mbivlerësuar ata për t’iu kundërvënë sulameve ndaj tyre.

Ebu Zehra

Marrë nga: versioni i shkrutër i librit “The Four Imams”

Përktheu: Ammar Ardit Kraja
———————————————-

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit