DUBAI (AA) – Legjenda dhe ish futbollisti argjentinas Armando Diego Maradona, nuk është më trajner i klubit Al Fujairah, pas mossuksesit për të siguruar plasman në kategorinë elitare të futbollit në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Të premten skuadra e Maradonas në fushën e vet luajti 1:1 me Al Khaleej, që ishte e pamjaftueshme për të kaluar në pozitën e dytë dhe të sigurojë plasman në kategorinë më të lartë.
Al Fujairah përfundoi sezonin pa disfatë, duke shënuar 11 fitore dhe po aq barazime, por i mungonin 2 pikë që të bëhet pjesë e ligës elitare.
Maradona në Al Fujairah erdhi në maj të vitit të kaluar, por nuk arriti të realizojë synimet e tij.
Për argjentinasin ky ishte angazhimi i tij i dytë si trajner në EBA. Më parë për një vit drejtoi klubin Al-Wasla. Në karrierën e tij si trajner ka drejtuar Mandiy de Corrientes, Racing Club dhe në vitet 2008-2010 përfaqësuesen e Argjentinës.