1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

E vërteta për luftërat në Ballkan

Më të lexuarat

Tribunali përpiqet prej 20 vjetësh të shqyrtojë krimet e luftës të konfliktit në Jugosllavi. Në fund, jo të gjithë të akuzuarit duhet të paguajnë për krimet e tyre. Puna e gjykatësve konsiderohet megjiithatë e vyer.
“Tribunali i posaçëm për Jugosllavinë është vërtet gjykata më e keqe. Me përjashtim të atyre, që janë edhe më të këqija”, thotë me qesëndi Mirko Klarin, i cili i ka vëzhguar si gazetar i specializuar të gjitha proceset rreth Jugosllavisë në Hagë. Pastaj ai bëhet serioz: “Tribunali nuk është i përsosur, por është më i miri, që kemi.” Ai bën një punë shumë të mirë, thotë bashkëpunëtori i agjencisë së lajmeve SENSE, qö është specializuar për punën e Gjykatës penale për ish-Jogosllavinë (ICTY). “Pa këto procese nuk do ta kishim marrë vesh të vërtetën deri sot.”

Jo një, po dy të akuzuar dolën të hënën (16.10.) para Tribunalit të posaçëm për ish-Jugosllavinë në Hagë. Nis procesi kundër Goran Hadzic-it. Ai u arrestua në korrik 2011 në Serbi. Emri i tij kishte mbetur i fundit në listën e Hagës të kriminelëve të kërkuar të konfliktit në Jugosllavi. Hadzic ishte midis shkurtit 1992 dhe dhjetorit 1993 president i Republikës Krajina, të cilën arritën ta ngrinin për gati katër vjet serbët në territorin kroat. Ai akuzohet ndër të tjera për vrasje, dëbime dhe tortura.
I akuzuari i dytë duhet të përgjigjet prej gati tre vjetësh për krime lufte në Luftën e Bosnjës midis 1992-shit dhe 1995-s: Radovan Karadzic, i cili duhet të dëshmonte të hënën. Ai e ka marrë përsipër vetë mbrojtjen dhe ngulmon të mos jetë bashkëpërgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës: Rreth 8.000 vetë, kryesisht myslimanë, u vranë në 1995-n në zonën e mbrojtur nga OKB-ja.

Caku është rruga
“Secili nga këta raste është i rëndësishëm”, thotë gazetari i specializuar Mirko Klarin. Më shumë se 60 të akuzuar janë dënuar prej vitit 1993. 35 procese vazhdojnë, ka pasur dymbëdhjetë vendime për pafajësi. Njëri nga rastet më të njohura është procesi kundër ish-presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë, Slobodan Milosevic. I akuzuari vdiq në vitin 2006, para se të shpallej vendimi kundër tij. Ky nuk është rast unik: Edhe për Slavko Dokmanovic-in, Dorde Dukic-in dhe Janko Bobetko-n e disa kriminelë të supozuar të tjerë nuk u arrit të jepej vendimi, pasi ata vdiqën më parë.
Megjithatë, me çdo proces qëmtohen dokumente, shënohen pohime dëshmitarësh dhe bashkohen pjesë rebusi, të cilat e shkrijnë në një të vetme tablonë e konfliktit midis boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, midis katolikëve dhe myslimanëve. “Sukses përbën edhe fakti që tribunali i posaçëm është përpjekur ta shqyrtojë në tërësi konfliktin e Jugosllavisë”, thotë Stephanie Dufner, drejtore e seksionit për të drejtën ndërkombëtare te Amnesty International. “Nuk u ngritën padi vetëm kundër serbëve, po edhe kundër kroatëve dhe pjesëtarëve të tjerë të palëve pjesëmarrëse.”/dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit