0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

E vërteta e thjeshtësisë në dynja

Më të lexuarat

Thjeshtësi në dynja është ajo në të cilën ka qenë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe sahabët e tij. Thjeshtësia nuk është me ndalimin e të mirave dhe shpërdorimin (humbjen) e pasurisë dhe as me veshjen e rrobave të vjetra dhe as me uljen në shtëpi dhe pritjen e sadakave, se vërtet puna e lejuar, përfitimi i lejuar dhe shpenzimi i lejuar janë adhurime me të cilat afrohet robi tek Allahu i Madhëruar me një kusht, që të jetë dynjaja në dorën e robit e jo në zemrën e tij. Qëndron në sytë e tij e ardhmja dhe e kaluara e saj. Nuk kënaqet me të ardhmen e saj dhe nuk dëshpërohet për shkuarjen e saj.

Ibn Kajimi -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë në lidhje me vërtetësinë e thjeshtësisë: “Nuk është qëllimi këtu me thjeshtësi refuzimi i dynjasë prej pasurive, se vërtet ka qenë Sulejmani dhe Dauti nga më të thjeshtët e kohës së tyre, njëkohësisht duke e ditur se ata posedonin pasuri, mbretëri, gra e çka nuk i kishin të tjerët.”

Dhe ka qenë Profeti ynë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga njerëzit më të thjeshtë në përgjithësi dhe ai ka pasur nëntë gra.

Ka qënë Ali ibën Ebi Talib dhe Abdurrahman bin Auf e Zubejr bin Auam -Allahu qoftë i kënaqur me ta!- nga më të thjeshtët, megjithëse ata kanë pasur dhe pasuri të shumtë.

Dhe nga fjalët më të mira që është thënë për thjeshtësinë është fjala e Hasanit -Allahu qoftë i kënaqur me të!-: “Nuk është thjeshtësi në dynja ajo që t’i ndalosh vetes atë që është hallall dhe as humbja e pasurisë, por është që të jetë ajo që posedon (zotëron) Allahu i Madhëruar për ty më e sigurtë se ajo çka e posedon ti.”

Një herë vjen një burrë tek Hasan el Basriu -Allahu qoftë i kënaqur me të!- dhe i thotë: “Komshiu im nuk e ha kekun (ëmbëlsirën).” Hasani e pyet: “Përse?” “Nuk ia jep të drejtën asaj me falënderim”- ia ktheu burri. Hasani iu drejtua me këto fjalë: “Vërtet, komshiu yt është injorant. Po a ia jep të drejtën me falenderim Allahut për ujin e ftohtë!?”

Përgatiti: Bledar Haxhiu/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit