Të tilla gjëra ndodhin vetëm në një shoqëri tejet të shthurrur dhe të devijuar nga rruga e Zotit.
Brittni Nicole Colleps (28), nënë e tre fëmijëve dhe ish – mësimdhënëse në një shkollë të mesme në Teksasin verior, është dënuar me pesë vjet burgim, për shkak se në shtëpinë e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me pesë nxënës 18-vjeçar.
Kolegji gjyqësor ka marrë vendim pas një seance prej tri orësh. Brittni Colleps është shpallur fajtore për 16 pika të aktakuzës, për shkak të marrëdhënieve të pashembullta ndemjet mësimdhënëses dhe nxënësve, për të cilën vepër parashihet burgim edhe deri në 20 vjet.
Brittni Colleps, e cila është e martuar, është denoncuar në polici pas publikimit të video incizimit të marrëdhënies së saj seksuale me disa nxënës.
Gjatë vitit 2011 ish mësimdhënësja e gjuhës angleze në shkollën e mesme në Kennedale, është takuar në banesën e saj me disa nxënës 18-vjeçar me të cilët ka kryer marrëdhënie seksuale në një periudhë kohore prej dy muajsh.
Detektivi policor, Jason Houston, i cili i ka zhvilluar hetimet, ka deklaruar se padia është ngritur për shkak se pavarësisht a janë 18-vjeçar nxënësit, është krim kur mësimdhënësi kryen marrëdhënie seksuale me nxënësit.
Derisa Colleps ka organizuar takimet seksuale me nxënësit e saj, bashkëshorti i saj Chritopher Colleps ka qenë në anije, si pjesëtar i marinës.
Ai, gjatë gjykimit, ka deklaruar se është i zemëruar në gruan e tij, por se respekton betimin bashkëshortor “në të mirë dhe në të keqe bashkë, derisa vdekja të mos na ndajë”. /kohaislame