Suzanne Eaton, shkencëtarja e famshme amerikane e gjendur e vdekur ditë më parë në Kretë, është përdhunuar e vrarë, madje pa u saktësuar akoma nëse në fillim ka ndodhur njëra e më pas tjetra, apo e anasjellta.
Rasti makabër u zbulua dhe u konfirmua nga policia vendase. Sipas saj, krimi u krye nga një 27-vjeçar, për më tepër i martuar dhe me dy fëmijë.
“Motivi ishte seksual në natyrë dhe i dyshuari e kishte goditur atë dy herë”, deklaroi shefi i policisë së Kretës, Konstantinos Lagoudakis. “Pas injorimit të saj, ai e hodhi atë në bagazhin e automjetit dhe e çoi në bunkerin ku dhe u gjet trupi i pajetë”, shtoi zyrtari policor.
Ende është i panjohur fati nëse ajo ishte gjallë ndërsa ai e dhunonte – komentoi ai.
Kanë qenë gjurmët e gomave ato që kanë çuar hetuesit në automjetin e të dyshuarit, i cili e kishte pastruar me kujdes. 27-vjeçari, i cili jetonte në një fermë afër bunkerit ku u gjet viktima, mohoi fillimisht çdo gjë, dhe më pas erdhën rezultatet që konfirmuan aktin e rëndë të tij.
Eaton, 59 vjeç, ishte një biologe e respektuar dhe e njohur në Institutin gjerman Max Planck. Trupi i saj u gjet në një bunker të Luftës së Dytë Botërore shtatë ditë pasi u raportua e zhdukur.
Ky është rasti për të menduar se ndërsa Shqipëria fqinje po vuan këtë sezon imazhin e dëmtuar në funksion të turizmit prej ca protestave politike në 1000 metra katror në Tiranë, në Greqinë fqinjë, në Kretë, simbolin e turizmit në këtë vend, vritet në mënyrë makabre një shkencëtare botërore. /tesheshi.com/