Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida të SHBA-ve.
Dy të burgosur ndihmojnë në shpëtimin e një fëmije 1 vjeçar pasi ai ishte mbyllur brenda në një makinë aksidentalisht.
Policët kërkuan ndihmën e të burgosurve që kishin eksperiencë në hapjen e makinave.
Të burgosurit ishin duke kryer shërbim pastrimi në komunitetin e Floridës kur i është kërkuar ndihmë nga policia e shtetit. Pa hezituar, të burgosurit kanë ardhur në ndihmë të policëve.
Mamaja e bebes i ka falënderuar për këtë akt shpëtimi.