1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E ngacmoi për nderimin e ushtarëve turq, ‘shpërthen’ Vedat Muriqi dhe i reagon ashpër komentuesit

Më të lexuarat

Vedat Muriqi ndaloi ‘agjërimin’ e tij dje te Fenerbahçe, duke shënuar në barazimin 2:2 ndaj Antalyasporit.

Në kuadër të Superligës së Turqisë, Muriqi shënoi një gol dje kundër Antalyasporit, raporton Zëri.info.

Me të shënuar golin, Muriqi së bashku me bashkëlojtarët e tij festuan duke nderuar ushtarët turq, të cilët ndërruan jetë në Siri së fundmi.

Ky veprim i Muriqit nuk i pëlqeu të gjithëve, teksa shumë shqiptarë i reaguan në rrjetet sociale.

Një përdorues i rrjetit social ‘Twitter’, Martin Berisha përmes një shkrimi ka treguar se nuk i ka pëlqyer aspak veprimi i sulmuesit prizrenas.

Edhe njehere u shpjegu se pse Kosova nuk mund te jete Kombetare. Tek Kosova luajne Shqiptare, Turq e shume shpejte edhe Serb. Asgje kunder, vetem se identiteti kombetar eshte dicka tjeter“, ka shkruar Berisha.

Këtij shkrimi të Berishës i ka reaguar vetë Muriqi në postimin e tij në ‘Twitter’.

Sulmuesi i Kosovës ka thënë se me këtë veprim ka respektuar shtetin ku jeton.

Kjo ishte shenj respekti per shtetin ku jetoj,dhe qe kam fituar gjithqka qe kam sot,kultura dhe karakteri i nje Shqiptarit esht me rrespektu diten e zi atij vendit qe jeton,me dit ti se qfar rrespekti kan Turqit per ne Shqiptart e kishe fshi komentin“, shkroi Muriqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit