0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

E moshuara nuk largohet nga fshati se “macet mbeten të uritura”

Më të lexuarat

Münevver Akgün, 73 vjeçarja e cila jeton në një fshat në qarkun Taşköprü të qytetit Kastamonu në Turqi, me shqetësimin se macet të cilët ajo i ushqen do të mbeten të uritura gjatë dimrit, as për një kohë të shkurtër nuk mund të ndahet nga macet e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Akgün, e cila ka humbur burrin e saj dhe nuk ka fëmijë, jeton vetëm në shtëpinë e saj në fshatin Yukarışehirören. Në vitet e mëparshme ajo dimrin e kaloi në shtëpinë e saj në qendrën e qarkut dhe me shqetësimin se macet për të cilat kujdeset që nga vera do të mbeten të uritura, pavarësisht nga kushtet e motit nuk largohet nga fshati.

Ajo çdo dit rregullisht iu jep ushqim mbi 20 maceve të cilët mblidhen para shtëpisë së saj. Për gazetarin e AA-së, Münevver Akgün tha se nuk mund t’i lë macet me të cilat është shumë e lidhur me ta, dhe të shkojë në shtëpinë e saj në qendrën e qarkut.

Duke treguar se me dashuri kujdeset për macet, Akgün u shpreh se: ”Unë ata për hir të Zotit i dua shumë. Nëse i lë ata dhe shkoj do të mbeten të uritura në dimër dhe ftohtë”.

Akgün shpjegon se çdo dit përgatit ushqim për macet dhe shton se: ”Macet hanë çfarë do që t’i jepni. Patate, kungull, bathë, mish, hanë çfarë do që të bëj. Kujdesem për macet sepse kam mëshirë ndaj atyre. Nuk mund t’i lë dhe të shkoj”.
Kryetari i Bashkësisë Rurale, Satılmış Göksu, njoftoi se Akgün kujdeset për të gjithë macet endacake në fshat.

Göksu thekson se për shkak se nuk mund t’i lë macet gruaja e moshuar nuk mund të shkojë në shtëpinë e saj në qendrën e qarkut ku ajo kalon dimrin. Ai shton se: ”Edhe në motin e ftohtë dhe me borë ajo jeton këtu me macet. Edhe ne si populli i fshatit jemi mirënjohës për tezën tonë”.

Duke shpjeguar se gruaja e moshuar në fshat njihet për mëshirën e saj, Göksu theksoi se fqinjët të moshuarës i thonë ”nëna e maceve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit