3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

E mos shkoni pas hapave të shejtanit, sepse ai vetëm se do tju fundosë akoma më shumë

Më të lexuarat

E mos shkoni pas hapave të shejtanit, sepse ai vetëm se do tju fundosë akoma më shumë në humnerën e humbjes dhe devijimeve!
Hapat e shejtanit fillojnë me gjëra të vogla, pastaj vijojnë me hapa më të rrezikshme si: dyshime në librin më të saktë të haditheve Sahihul-Buhariu, që të gjithë dijetarët muslimanë kanë rënë dakord (ka ixhma, mendim unanim) se është libri më i saktë pas Kuranit; e duke vazhduar deri tek ato të pafalshmet, si mohimi i sunetit si burim i fesë dhe mohimi i bazave të pandryshueshme të Islamit, që edhe jomuslimanin po ta pyesësh i di, falja e pesë kohëve të namazit.
Merjemi, jam e bindur, që ajo e di vetë rrezikun e asaj që ajo po pason dhe ka nevojë që të mos e kap euforia dhe t’i rritet mendja, por të ketë frikë Allahun në atë që thotë dhe shpërndan.
Edhe pse jam e bindur që nuk i kanë munguar këshillat, por kam frikë se mos është bërë si ata që:
وَإِذَا قِيلَ لَهُ اتَّقِ اللَّهَ أَخَذَتْهُ الْعِزَّةُ بِالْإِثْمِ
“E, kur u thuhet atij: “Kije frikë Allahun!”, atë e ngushton arroganca dhe e zhyt edhe më thellë në gjynahe.”
Nga ana tjetër këshilloj vajzat, motrat muslimane dhe prindërit e tyre që të kenë kujdes nga ku e merrni fenë, kë dëgjoni dhe kë ndiqni.
Bazat fetare duhet të jenë rrënjë të forta si malet në zemrat e muslimanëve, që nuk shkulen, nuk tronditën dhe mos lejoni askënd që të hedhë dyshime rreth këtyre bazave, aq më tepër me llogjikën dhe ëndrrat e tyre!
Këdo që dëgjoni që flet për këto baza duke hedhur dyshime rreth tyre, ikni dhe largohuni prej tyre, bëjini bllok dhe këshilloni njerëzit që të mos i ndjekin të tillë thirrësa, sepse ata kanë nevojë për t’u zgjuar nga gjumi dhe që të ndërtojnë atë që ju mungon nga këto baza.

/Adelina Kuçana/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit