1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

E mbyti me thikë, sepse ia ngacmoi motrën

Më të lexuarat

I ngacmoi motrën, 17-vjecari ther me thikë 24-vjeçarin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën periferike të Kamzës pranë Institutit Bujqësor, ndërkohë që mësohet se viktima është Elson Fjerza.
Menjëherë forca të shumta të Komisariatit numër 5, janë vënë në ndjekje të autorit 17-vjeçar, me inicialet E.D, duke e vënë në pranga. Nga hetimet paraprake mësohet se autori i krimit njihet si shtetas me precendentë penal për policinë, pasi pak kohë më parë mbi të rëndonte akuza e vjedhjes, transmeton BW.

Pas arrestimit, adoleshenti ka rrëfyer në polici se sherri me 24-vjecarin, të cilin e kishte dhe komshi ka ndodhur pasi ai i kishte ngacmuar motrën. Viktima me origjinë nga Fushë Kruja, jetonte në zonës së 3 tek shinat e trenit në Tiranë.

Vrasje e sotme pason ngjarjen e rëndë të ndodhur më 23 shkurt, ku një 35 vjeçar vrau me thikë në zemër një 22 vjeçar, në autobusin e linjës së kryeqytetit Qendër-Shkozë. Ndërkohë që pak ditë më parë u ekzekutua për vdekje Dritan Lamaj ish-shefi i Komisariatit Nr. 6 në Tiranë. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit