Pyetja:
Selam alejkum!
Allahu ju shpërbleftë! E lexova përgjigjen në lidhje me zekatin po përsëri më mbeti diçka e paqartë. Thatë se nisabi i arit është 85 gramë ar, por nga ai origjinal që arrin vlerën e njëzet e katër karateve. A është ky lloji i arit (mendoj për nga pastërtia) çmimi i të cilit vendoset në bursë?
Selam alejkum!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk e kemi të njohur shumë qartë se ari i cili vendoset në bursë është ky i pastri apo ndonjë lloj tjetër, por ajo që dimë ne është se llogaritja nisabit të zekatit bëhet nga lloji i arit që është i pastër dhe i papërzier. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
19.9.2008