-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

“E kush nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu atëherë, ata janë qafira” Sure Maide ; ajeti 44

Më të lexuarat

Pyetje: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Shejh i nderuar; kemi dëgjuar se ju nuk bëni shtjellim të Fjalës së Allahut “E kush nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu atëherë, ata janë qafira” Shpresojmë të na i vërtetoni këtë, Allahu ju dhëntë begati!”

Përgjigje: “Duhet medoemos që kur dëgjoni për mua apo për dikë tjetër diçka, të mos i pranoni ato që thuhen derisa ju vetë t’i dëgjoni fjalët e personit, qofshin ato në kaseta të inçizuara, apo nëpër libra. Nëse janë vetëm thashetheme e përcjellje nga njëri tek tjetri, atëherë mos i pranoni, as për mua e as për ndonjë tjetër. Medoemos duhet të siguroheni nga ndonjë libër që është shkruar, apo kasetë që është inçizuar me fjalët e personit, apo duke e pyetur atë drejtpërdrejt e ai të përgjigjet. Nuk duhet të mbështetemi mbi thashetheme, sepse shumë njerëz sot nuk e kanë për gjë gënjeshtrën dhe thonë për të tjerët gjëra që nuk i kanë thënë, vetëm e vetëm që të mbrojnë mendimet e tyre të shtrembëra.

Allahu i Madhëruar thotë : “O ju që keni besuar, nëse ju vjen juve ndonjë i prishur (në karakter) me ndonjë lajm, atëherë sigurohuni për të, në mënyrë që të mos dëmtoni dikë tjetër me injorancë (duke mos e ditur të vërtetën), e pastaj të pendoheni për atë që vepruat”Sure Huxhuratë ; ajeti 6. Dhe Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë : “I mjafton njeriut gjynahu i të folurit për gjithçka dëgjon”Transmeton Muslimi ; nr 5.

Sepse jo çdo gjë që dëgjon është e saktë, prandaj mos ia dediko ndokujt diçka derisa të sigurohesh e sqarohesh, siç ka thënë Allahu i Madhëruar :

“O ju që keni besuar, nëse ju vjen juve ndonjë i prishur (në karakter) me ndonjë lajm, atëherë sigurohuni për të, në mënyrë që të mos dëmtoni dikë tjetër me injorancë (duke mos e ditur të vërtetën), e pastaj të pendoheni për atë që vepruat”.

Unë nuk kam thënë se gjykimi me ligj tjetër veç ligjit të Allahut është kufër i madh që të nxjerr nga Islami në çdo aspekt. Unë e shtjelloj këtë çështje ashtu siç e shtjellojnë atë dijetarët në librat e tefsirit dhe të akides. Kjo çështje nuk është e panjohur, ajo është e sqaruar në librat e dijetarëve, sidomos në tefsirin e Ibnu Kethirit dhe në Akiden Tahauije etj./Shejh Salih El-Feuzan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit